GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Fli me mua po deshe të shkosh në ekskursion ”, njerku ngacmon 15-vjeçaren shqiptare

22:25 - 11/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Fli me mua po deshe të shkosh në ekskursion ”, njerku ngacmon 15-vjeçaren shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korfuz. Një 15-vjeçare shqiptare, ka rënë pre e ngacmimit seksual nga njerku i saj dhe është dhunuar nga nëna e saj. Vajza ka treguar gjithçka që ka përjetuar në 2017 nga familja e saj që duhet të ishin mbështetja më madhe

“Shkova në dhomë, nxora të gjithë librat nga çanta dhe vesha sa më shumë rroba. Kur u bëra gati dhe ndërsa mami ishte në banjë edhe ai flinte, ua mora celularin dhe fshiva numrin tim. Më pas pasi i shkrova një letër mamit ku i kërkoja të mos më kërkonte, se fajin e kam unë që po iki dhe t’u them njerëzve që shkova në Shqipëri që të mos bëhen rezistente. E lashë në tavolinë në sallon dhe u largova. Nuk e kisha idenë se ku të shkoja. Por doja të largohesha prej andej. Unë kurrë nuk dua të kthehem te mamaja ime, sepse gjatë gjithë viteve që mbaj mend nëna ime nuk më ka dashur kurrë. Ajo zihet me mua, është mizore dhe nuk më ka dhënë kurrë dashuri. Unë isha shërbëtorja e tyre, ajo më goditi shumë herë në shpinë dhe në kokë deri në një pikë sa nuk mund të ngrihesha nga shtrati”, u ka treguar vajza autoriteteve greke.

Vajza ka treguar gjithçka në gjykatën e Korfuzit, ku edhe gjykatësit vendosën 17 vite burg për njerkun, ndërsa nëna u la në arrest shtëpie.

Dëshmia e plotë e vajzës:

Unë jetoj me nënën dhe babin tim. Pardje 02.01.2017 dhe ne mbremje mora vendimin te largohesha nga shtepia pasi nuk e duroja dot me gjendjen qe po perjetoja. Në veçanti, njerku im e ka pasion alkoolin dhe shpeshherë lindin tensione në shtëpi që kur mbaj mend. E mbaj mend gjithmonë duke u grindur me mamin për pije dhe financa që mezi ia dalim mbanë.

Ai ishte i dhunshëm dhe godiste mamin tim, ndërsa shpeshherë i thoshte se na rrit me paratë e tij dhe ajo duhet të heshtë. Nga fillimi i vitit të kaluar situata filloi të bëhej e padurueshme. Sa herë që kërkoja para që doja të dilja nga shtëpia, mamaja më refuzonte dhe nëse reagoja atëherë më godiste, ndërsa babai kishte një qëndrim tjetër ndaj meje.

Në fillim të janarit 2016 më kujtohet që kërkova lejen e prindërve si dhe para për të shkuar në një udhëtim shkollor. Nëna ime e mohoi, ndërsa babai më tha se do të shihemi. Por pas pak, kur unë dhe babai im ishim vetëm në dhomën e ndenjes dhe mami në kuzhinë, ai më tha se do të më linte të shkoja në një udhëtim vetëm nëse do të flija me të atë natë.

Etiketa: Ngacmim

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Nëse bëni këto gjëra sëmundjet do t’ju qëndrojnë larg!

Nëse bëni këto gjëra sëmundjet do t'ju qëndrojnë larg!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com