GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Flitet për interesimin e Partizanit, Mavrajn konfirmon zërat

16:29 - 23/08/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Flitet për interesimin e Partizanit, Mavrajn konfirmon zërat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur jemi edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos, skuadrat shqiptare po lëvizin edhe gurët e fundit për të bërë ndonjë transferim që mund të bëjë diferencën në kampionatin shqiptarë.

I tillë është rasti i Partizanit, me të kuqtë që kërkojnë të përforcojnë repartin e mbrojtjes, teksa drejtuesit kanë hedhur sytë tek ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për Mërgim Mavraj, i cili mund të jetë goditje “big” e demave në këtë merkato. Në lidhje me një kalim të mundshëm në “Abissnet Superiore” ka folur edhe ish-kapiteni i kombëtares, i cili në një intervistë për “Oversport” ka konfirmuar për bisedimet me Partizanin.

Kapiten, së fundmi jeni shfaqur në studiot e SKY-it si komentator dhe analist. Si është kjo detyrë e re? Puna në studio është shumë herë më e lehtë sesa ajo në fushë (Qesh…).

Po ja ndjen kënaqësinë që në hapat e parë mesa duket? Po, është interesante. Nga studio duket se di gjithçka, vlerëson punët e të tjerëve. Me të vërtetë një eksperiencë interesante.

Së fundmi, emri juaj shihet si një ndër alternativat për mbrojtjen e Partizanit. Si qëndron e vërteta? Së pari, unë kam shumë respekt për klubin e Partizanit. Njerëz që unë i kam miq shumë të mirë, janë ish-lojtarë apo edhe tifozë të asaj skuadre, që ma shtojnë edhe më tepër respektin për të.

Po shkoj më tej, keni nisur bisedime? Po, mund t’jua konfirmoj që kam lejuar të nisin bisedimet. Për momentin vetëm kaq mund të them.

Pra, po thoni që jeni gati të luani në kampionatin shqiptar? Nuk e di se si mund të shkojnë bisedimet, nëse do të ketë një bashkëpunim apo jo. Nga ana ime mund të them që për mua, fakti që një klub si Partizani është interesuar për mua që të jem pjesë e tij, është një vlerësim shumë i madh.

Etiketa: ineresimMergim MavrajPartizani

Lajme të lidhura

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje
Breaking Views

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Para
Vetëvritet 55-vjeçari në Fier

Vetëvritet 55-vjeçari në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër
Breaking Views

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26

Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit...

Lexo më shumë
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com