GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Florenc Çapja ekstradohet nga Dubai, mbërrin në Rinas nën masa të rrepta sigurie

në Aktualitet, Video
Kohë leximi: 2 min
A A
Florenc Çapja ekstradohet nga Dubai, mbërrin në Rinas nën masa të rrepta sigurie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Florenc Çapja ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, me policinë shqiptare që ka finalizuar në këtë mënyrë operacionin e ekstradimit të tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Avioni që transportonte 44-vjeçarin mbërriti në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” rreth orës 17.00 të kësaj të premte. Pas përfundimit të procedurave të rastit në komisariatin e Rinasit, Çapja do të transferohet në një nga blloqet e sigurisë në kryeqytet.

Vihet re një ndryshim në pamjen e 44-vjeçarit, i cili prej 8 vitesh i fshihej drejtësisë shqiptare në “parajsën” e Emiratave të Bashkuara Arabe. Ndryshimi është i madh në raport me një foto të vjetër të tij, që Policia e Shtetit dispononte, kur e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi tashmë duket me flokët e rëna dhe me mjekër.

Në njoftimin për ekstradimin e “të fortit” të Elbasanit, policia e cilëson Çapjan një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i akuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Elbasanit, si porositës i 3 vrasjeve.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve, me partnerët e Policisë së Shtetit, nëpërmjet strukturave të INTERPOL-it, në kuadër të fazës së radhës të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua me sukses arrestimi për herë të dytë në Dubai dhe ekstradimi në Shqipëri, i të shumëkërkuarit ndërkombëtarisht, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasit F. Ç., 44 vjeç, të lindur në Elbasan. 44-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, nga GjKKO-ja, në vitin 2022, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe nga Gjykata e Elbasanit, në vitin 2021, për veprat penale ”Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’”, sqaron policia.

Florenc Çapja, një emër i njohur në botën e krimit në Shqipëri, kthehet në atdhe pas rreth 8 vitesh qëndrimi në Dubai, ku qëndronte i pashqetësuar, në mungesë të një marrëveshje ekstradimi mes dy vendeve.

Ai është i akuzuar nga SPAK për porositjen e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan në vitin 2012. Për këtë vepër, Çapja është dënuar me burgim të përjetshëm dhe do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Shqipëri.

Florenc Çapja është nipi i Ardian Çapjas, i cili ka pasur përplasje me grupin e Suel Çelës. Grupi kriminal Çapja ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale që shtrihen përtej kufijve të Shqipërisë, duke përfshirë porosi vrasjesh dhe aktivitete të tjera të paligjshme në botën e narkotikëve.

Etiketa: DubaiekstradimFlorenc CapjaKryesore1Rinas

Lajme të lidhura

Erion Braçe kundër Reformës Territoriale: Ndryshojmë jetën e njerëzve me këtë hartë, jo kufijtë
Aktualitet

Erion Braçe kundër Reformës Territoriale: Ndryshojmë jetën e njerëzve me këtë hartë, jo kufijtë

16:53 - 08/10/26
Refuzohet kërkesa e Igli Tares, Apeli lë në fuqi sekuestrimin e vilës
Aktualitet

Refuzohet kërkesa e Igli Tares, Apeli lë në fuqi sekuestrimin e vilës

16:44 - 08/10/26
Berisha: Po shuani bashkitë me një votë! Hakmarrje politike ndaj qytetarëve
Aktualitet

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë! Hakmarrje politike ndaj qytetarëve

16:28 - 08/10/26
Para
Berisha akuzon Ramën se ka krijuar agjenci për grabitje tokash: PD do ta zgjidhë përfundimisht çështjen e pronave

Berisha akuzon Ramën se ka krijuar agjenci për grabitje tokash: PD do ta zgjidhë përfundimisht çështjen e pronave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Erion Braçe kundër Reformës Territoriale: Ndryshojmë jetën e njerëzve me këtë hartë, jo kufijtë
Aktualitet

Erion Braçe kundër Reformës Territoriale: Ndryshojmë jetën e njerëzve me këtë hartë, jo kufijtë

16:53 - 08/10/26

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj reformës së re territoriale, duke theksuar se ndryshimet...

Lexo më shumë
Refuzohet kërkesa e Igli Tares, Apeli lë në fuqi sekuestrimin e vilës

Refuzohet kërkesa e Igli Tares, Apeli lë në fuqi sekuestrimin e vilës

16:44 - 08/10/26
Berisha: Po shuani bashkitë me një votë! Hakmarrje politike ndaj qytetarëve

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë! Hakmarrje politike ndaj qytetarëve

16:28 - 08/10/26
Protesta para Kuvendit/ 8 persona shoqërohen në komisariatin Nr. 1

Protesta para Kuvendit/ 8 persona shoqërohen në komisariatin Nr. 1

16:05 - 08/10/26
“Territorialja”/ Bardhi akuzon mazhorancën për pazare politike: Na tregoni kriteret

“Territorialja”/ Bardhi akuzon mazhorancën për pazare politike: Na tregoni kriteret

15:41 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com