GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Florian Marku flet për BBC: E shoh kundërshtarin si dikë që do të më ndalojë të arrij ëndrrat, ai është armiku im

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Florian Marku flet për BBC: E shoh kundërshtarin si dikë që do të më ndalojë të arrij ëndrrat, ai është armiku im
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në prag të ndeshjes mbrëmjen e sotme në “Virtu Motors Arena” të Newcastle, boksieri shqiptar Florian Marku ka dhënë një intervistë për BBC. ‘Mbreti shqiptar’ ka folur për peripecitë e tij, nga kickbox-i e deri në aventurën e tij në boksin profesionist. Marku nuk ka lënë pa përmendur edhe origjinën e tij shqiptare, si edhe mbështetjen që merr prej shqiptarëve, duke theksuar se janë një frymëzim për të.

“Kam punuar shumë dhe në të gjithë karrierën time numëroj vetëm katër beteja të humbura, teksa të gjithë u befasuan me kalimin tim në një tjetër disiplinë, si boksi. Kam luftuar me çdo emër të lartë të kikboksit nëpër Evropë dhe shqiptarët më ndiqnin. U bëra i njohur kur ndeshesha në MMA dhe publiku më do e më mbështet shumë, teksa më quan edhe “mbreti shqiptar”. Nuk e dija që kishte kaq shumë shqiptarë këtu në Angli, por e mësova kur erdha të ndeshem këtu. Dy ndeshjet e para në Londër, i shita vetë të gjithë biletat dhe mbështetja e publikut shqiptar është një frymëzim i jashtëzakonshëm për mua”, ka thënë Marku për BBC Sport.

Boksieri shqiptar do të ndeshet sonte në boks me uellsianin Kris Jenkis, për të mbrojtur titullin ndërkombëtar në kategorinë “IFB”. Marku thotë se përpara sfidave e sheh kundërshtarin si dikë që përpiqet ta ndalojë të arrijë ëndrrat e tij, e kështu kurrsesi kundërshtarin nuk e cilëson dot si mik, por thjesht një armik.

“Lufta në ring ka qenë ëndrra ime, që më ka ndihmuar jo vetëm të mbaj familjen, por edhe të bëhem i famshëm. Besoj te vetja ime më shumë se kushdo tjetër dhe dua të çoj përpara ëndrrën time. Kundërshtari i radhës nuk është më i forti me të cilin jam përballur, por ka shumë eksperiencë dhe besoj se është i duhuri për të vazhduar përpara me rekordet e mia. Kur është java e betejës, unë e shoh kundërshtarin tim si dikë që po përpiqet të më ndalojë të arrij ëndrrat e mia. Ai nuk është miku im, ai është armiku im”, deklaroi Marku.

29-vjeçari shqiptar nuk njeh asnjë humbje në karrierë në 11 luftime, ndërsa sfida me uellsianin do ta ndihmojë për të rritur më shumë popullaritetin, pasi Jenkis numëron 30 ndeshje në boksin profesionist, 23 prej të cilave i ka fitore, 8 me KO.

Etiketa: BBC sportFlorian MarkuKris jenkispara ndeshjes

Lajme të lidhura

Banorët e Memaliajt protestojnë para Kuvendit, i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë: I kanë bërë llogaritë gabim’
Aktualitet

Banorët e Memaliajt protestojnë para Kuvendit, i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë: I kanë bërë llogaritë gabim’

11:49 - 02/10/26
Rama për “WELT”: Po e pastrojmë vendin nga korrupsioni, BE po shkon drejt ajsbergut si Titaniku
Aktualitet

Rama për “WELT”: Po e pastrojmë vendin nga korrupsioni, BE po shkon drejt ajsbergut si Titaniku

11:22 - 02/10/26
PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për territorialen: Të pritet përgjigjja për draftin me 100 bashki
Aktualitet

PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për territorialen: Të pritet përgjigjja për draftin me 100 bashki

11:14 - 02/10/26
Para
Makina del nga rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset rëndë 20-vjeçari  

Makina del nga rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset rëndë 20-vjeçari  

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banorët e Memaliajt protestojnë para Kuvendit, i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë: I kanë bërë llogaritë gabim’
Aktualitet

Banorët e Memaliajt protestojnë para Kuvendit, i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë: I kanë bërë llogaritë gabim’

11:49 - 02/10/26

Reforma e re territoriale, e propozuar nga Partia Socialiste e cila parashikon shkrirjen e disa bashkive dhe bashkimin e tyre...

Lexo më shumë
Rama për “WELT”: Po e pastrojmë vendin nga korrupsioni, BE po shkon drejt ajsbergut si Titaniku

Rama për “WELT”: Po e pastrojmë vendin nga korrupsioni, BE po shkon drejt ajsbergut si Titaniku

11:22 - 02/10/26
PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për territorialen: Të pritet përgjigjja për draftin me 100 bashki

PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për territorialen: Të pritet përgjigjja për draftin me 100 bashki

11:14 - 02/10/26
Para skadimit të afatit për presidentin e ri, Kurti akuzon opozitën: Ata pushtet nuk duan, por…

Kurti: Kanë nisur bisedimet për presidentin, fundjava mbetet vendimtare

11:10 - 02/10/26
Niko Peleshi pret në Kuvend Ambasadorin e ri të SHBA-ve në Shqipëri, Eric Wendt

Niko Peleshi pret në Kuvend Ambasadorin e ri të SHBA-ve në Shqipëri, Eric Wendt

10:42 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com