GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Florjan Muho, “qingji që pi dy nëna”, 670 mln lekë pa garë nga Besion Ajazi dhe 790 mln nga Veliaj

12:41 - 06/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kështu BESION AJAZI ka përfituar nga rasti dhe po përdor projektin e një shkolle për të shpërdoruar fondin. Ai ka firmosur më datë 5 tetor 2023 tenderin me objekt “Rikonstruksioni i Gjimnazit ''Shefqet Guzi',

Kështu BESION AJAZI ka përfituar nga rasti dhe po përdor projektin e një shkolle për të shpërdoruar fondin. Ai ka firmosur më datë 5 tetor 2023 tenderin me objekt “Rikonstruksioni i Gjimnazit ''Shefqet Guzi',

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Riparimi i shkollave po kthehet në një trend, ku kryebashkiakët hedhin fonde të mëdha për punë të vogla. Në këtë valë, kryebashkiaku i Gramshit, Besion Ajazi ka firmosur një supertender për rikonstruksionin e një shkolle të mesme që nuk duket në gjendje të keqe.

Ndërkohë, në artikujt e fundit të Gijotina.com ka denoncuar disa raste ku bashkitë fillojnë punën për ndërtimin e shkollave tani që ka nisur mësimi. Dhe gjithmonë kemi ngritur një pyetje, pse shkollat nuk sistemohen gjatë sezonit të verës që të jenë gati për nxënësit në shtator?

Kështu BESION AJAZI ka përfituar nga rasti dhe po përdor projektin e një shkolle për të shpërdoruar fondin. Ai ka firmosur më datë 5 tetor 2023 tenderin me objekt “Rikonstruksioni i Gjimnazit ”Shefqet Guzi’, për të cilin ka lënë në dispozicion  670 milionë lekë.

Bëhet fjalë për shkollën në foto, një ndërtesë katërkatëshe ku duket qartë se si godinë është në gjendje të mirë të dhe të qëndrueshme. Por sigurisht që herë as herë ka nevojë për shërbime si lyerjet, suvatime, ndërrimin i hidrosanitareve.

Dhe pikërisht këto punë do të bëhen me këtë tender, që Ajazi ka planifikuar të shpenzojë 670 milionë lekë. Ky fond i madh që duhet të investohet për shërbimet në shkollë është në risk të lartë nga korrupsioni i zyrtarëve të tenderit.

Kemi të bëjmë me një rast abuzimi dhe këtë e tregojnë faktet e gjetura në dokumentet e tenderit. Së pari, vëmë re se nuk është përcaktuar sa lekë do të shpenzohen për secilin zë. Sa bojë do të blihet, sa dyer dhe dritare do të ndërrohen, kështu me radhë për të gjitha shërbimet. Mos përcaktimi i tyre lë vend për abuzim.

 

Së dyti, kontrata është dhënë me fitues të paracaktuar. Janë paraqitur 4 oferta të ndryshme për këtë projekt, por Ajazi  nuk është lodhur fare t’i shqyrtojë ato, por i ka skualifikuar menjëherë tri prej tyre. Dhe sikur ndodh rëndom tani me tenderët, mbeti në garë vetëm firma që ishte planifikuar më herët për të qenë fituese. Open Data e ka vlerësuar këtë tender me “Flamur të kuq” që është alarm për korrupsionin potencial.

Pa patur asnjë konkurrencë, me ofertë sa 92% e fondit limit,  firma Inerti SHPK firmosi kontratën për 180 ditë punë. Kjo do të thotë se për 6 muaj nxënësit e kësaj shkolle duhet të dalin jashtë klasave dhe se ku do të mësojnë nuk dihet akoma. Shpresojmë që nxënësit të mos përfitojnë në lokale, apo në shkolla 1 orë larg siç ka ndodhur në raste të tjera.

Pse e shkel ligjin kryebashkiaku për kompaninë “INERTI”?

Kompania fituese “Inerti” SHPK është me bazë në Gramsh ka marrë 42 kontrata për punë publike kryesisht nga njësitë vendore. Pronari i saj është Florjan Muha, i cili po shijon pas vitit 2021 një mirëqenie dhe fitime marramendëse falë lidhjeve politike.

Nga ana tjetër, Bashkia ka bërë një shkelje që duhet ta hetojë Agjencia e Prokurimeve Publike. Kjo lidhet me disponueshmërinë e kompanisë “Inerti” SHPK, që disa ditë para tenderit në Gramsh ka fituar prokurimin e Bashkisë Tiranë për “Rehabilitimi Emergjent i Përroit të Gjerozës tek Fresku”.

Në këtë tender me fond limit mbi 690 milionë lekë, kompania angazhohet të kryejë punimet për 120 ditë.

Në këto kushte Bashkia Gramsh duhet të anulonte tenderin, sepse kompania “Inerti” SHPK rrezikon kryerjen e punimeve sipas afatit të caktuar. Në të njëjtën kohë “Inerti” është e detyruar të punojë tek Fresku në Tiranë dhe tek shkolla në Gramsh. Tashmë, pas këtyre shkeljeve, kryebashkiaku është gati për ndonjë seancë pyetjesh në SPAK!

Lexo edhe: Veliaj vjedh tenderin e kopshteve 100 MLN lekë për “lodra didaktike”, prindërit i paguajnë vetë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimajaziFlamur i Kuqgranshred flagShkollatenderVeliaj

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Tragjedia në Tiranë, babai i 3-vjeçarit: Të hapen kamerat, u abuzua

Tragjedia në Tiranë, babai i 3-vjeçarit: Të hapen kamerat, u abuzua

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com