GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Flota e nëndetëseve suedeze shton vlerat e NATO-s

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Flota e nëndetëseve suedeze shton vlerat e NATO-s
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa duket që është hapur drita jeshile për anëtarësimin e Suedisë në NATO, pas zhvillimeve të fundit në takimin e nivelit të lartë të udhëheqësve të NATO-s javën e kaluar, shtrohet pyetja se çfarë vlerash do t’i ofrojë ushtria suedeze aleancës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb, shpjegon në materialin në vazhdim aftësitë e flotës së nëndetëseve suedeze në Detin Baltik.

Nëndetëset suedeze, simbol i fshehtësisë dhe forcës, patrullojnë ujërat e Detit Baltik, kritike për Rusinë dhe NATO-n.

“Deti Baltik ka kufizime, është i debatueshëm, çorientues dhe i mbingarkuar”, thotë Frederik Linden, kapiten në flotën e nëndetëseve të Suedisë.

Ujërat janë të rrezikshme me një thellësi mesatare prej rreth 60 metrash, shumë të cekëta për pjesën më të madhe të flotës së nëndetëseve ruse dhe të gjithë flotën e nëndetëseve amerikane.

“Shtetet e Bashkuara kanë prirje të kenë nëndetëse të thellësive të mëdha, me fuqi bërthamore që nuk bëjnë zhurmë dhe shpesh të pajisura me armë bërthamore. Suedia ka nëndetëse që i përshtaten pozicionit të saj gjeografik. Ato janë më të vogla dhe të përshtatshme për ujëra të cekta dhe marinarët suedezë i njohin ujërat e tyre”, thotë për Zërin e Amerikës ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Kurt Volker.

Suedezët kanë më shumë përvojë nën ujë se çdo fqinj i tyri nordik. Nëndetëset suedeze kanë mbi 100 vjet që lundrojnë në ujërat e Detit Baltik.

Para fillimit të dekadës, tre nëndetëseve të avancuara Gotland do t’u bashkohen dy nëndetëset e gjeneratës së ardhshme A26, për të cilat disa thonë se janë ndër nëndetëset më të avancuara konvencionale.

“Me pesë nëndetëse mund të kufizosh lehtësisht lëvizjet e kundërshtarit”, thotë kapiteni Frederik Linden.

Bëhet fjalë për Rusinë. Sapo Suedia të anëtarësohet zyrtarisht në NATO, rruga e vetme detare për të arritur Shën Peterburgun, qytetin e dytë më të madh të Rusisë, do të jetë përmes ujërave tejet të ngushta të kontrolluara nga aleanca.

“Kjo i zë frymën hyrjes në Shën Petersburg, çka është strategjikisht shumë e rëndësishme”, thotë zoti Volker.

Suedia thotë se nëndetëset e saj më të reja do të kenë karakteristika edhe më të përshtatshme për të mbrojtur tubacionet dhe infrastrukturën tjetër kritike në tabanin detar, një çështje thelbësore që doli në dritë vitin e kaluar pas dëmtimit të gazsjellësit Nord Stream./VOA/

Etiketa: NATOsuedia

Lajme të lidhura

KPA rrëzon KPK, rikthen në detyrë prokurorin e njohur
Aktualitet

Strasburgu rrëzon përsëri Vettingun, Gjykata Europiane kthen në detyrë prokurorin Adnand Kosova

11:56 - 06/10/26
Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)
Aktualitet

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

11:46 - 06/10/26
Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve
Aktualitet

Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

11:42 - 06/10/26
Para
Konflikti/ 46-vjeçari godet me grushte e dorezë metalike kushëririn

Konflikti/ 46-vjeçari godet me grushte e dorezë metalike kushëririn

Discussion about this post

TË FUNDIT

KPA rrëzon KPK, rikthen në detyrë prokurorin e njohur
Aktualitet

Strasburgu rrëzon përsëri Vettingun, Gjykata Europiane kthen në detyrë prokurorin Adnand Kosova

11:56 - 06/10/26

Adnand Kosova, është prokurori i rradhës që është kthyer në detyrë nga Gjykata e Strasburgut, pas një vendimi të padrejtë...

Lexo më shumë
Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

11:46 - 06/10/26
Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

11:42 - 06/10/26
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

11:29 - 06/10/26
Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, gjykata gjobit avokatët për mosparaqitje

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, gjykata gjobit avokatët për mosparaqitje

11:15 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com