GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Fluturon Niko Peleshi: 420 milionë lekë për bileta avioni

12:11 - 05/01/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Fluturon Niko Peleshi: 420 milionë lekë për bileta avioni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, mbeti në ajër gjithë vitin 2023 dhe ka bërë gati planet për udhëtim edhe në vitin 2024. Një pjesë të mirë të buxhetit që iu akordohet institucioneve publike e përthithin shpenzimet për bileta udhëtimi jashtë vendit.

Por Niko Peleshi dhe komandantët e tij shënojnë rekord: Ministri harxhon për bileta aq sa me ato lekë mund të blihej një avion për këtë qëllim. Niko Peleshi ka nisur që në ditët e parë të këtij viti të planifikojë shpenzimet për udhëtime. Jo pak, por 420 milionë lekë do të shpenzojë ministri ynë i mbrojtjes për bileta të transportit ajror, të realizuar përmes tre prokurimeve që do t’i shqyrtojmë më poshtë.

Tenderi i parë është publikuar më datë 1 janar 2024 dhe ka si objekt “SISTEM DINAMIK (BILETA TE TRANSPORTIT AJRORE NDERKOMBETAR)”, me vlerë 70 milionë lekë.  Sipas të dhënave të tenderit biletat janë kërkuar nga Reparti Ushtarak Nr.1001 Komanda e Forcës Tokësore Tirane që janë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Sikur shohim në dokument tipi i procedurës së prokurimit është  ‘Blerje Dinamike e Biletave për Transportin Ajror’.

Për ta bërë pak më të thjeshtë, sistemi dinamik i blerjes së biletave përdoret nga institucionet publike me synimin që biletat të sigurohen me çmim më të lirë. Por, kur shohim të dhënat e tenderit, këto bileta nuk janë blerë edhe aq lirë

100 milionë lekë tre bileta

Gjithsesi, shpenzimet për udhëtime nuk mbarojnë më kaq. Më datën 4 janar është publikuar edhe një tender tjetër me objekt “Udhëtim jashtë shtetit”. Ministria e Mbrojtjes këtë herë ka firmosur që të blihen bileta për Repartin Ushtarak Nr. 4001. Këtu kemi shpenzime më të larta për udhëtime jashtë shtetit.

Sipas dokumenteve 3 bileta kanë kushtuar 100 milionë dhe sikur shohim nga tenderi do të bëhet një udhëtim më datë 7 janar 2024 për në Turqi ku do të qëndrojnë një javë, ndërkohë në të njëjtën ditë dy persona të tjerë do të udhëtojnë për në Gjermani, për të cilët udhëtimi do të zgjasë më gjatë, deri  më datë  19 janar 2024.

Epo reparti ushtarak Nr 4001 paskan planifikuara pushime të zgjatura, nuk janë gati të kthehen në detyrë pas festave.  Me këto shifra të larta është e pabesueshme të mendohet se do blihen bileta udhëtimi, prandaj po hamendësojmë sigurisht për ndonjë transport të rëndësisë së veçantë. Por dokumenti përcakton qartë që do bëhet transport të disa personave të stafit, sigurisht përfshirë edhe bagazhet, pasi do të qëndrojnë disa ditë jashtë shtetit.

250 milionë lekë bileta për Peleshin

Pasi iu firmosi lejen për udhëtim vartësve të tij, Peleshi ka hapur një tender për të blerë bileta edhe për veten edhe stafin e Ministrisë së Mbrojtjes. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje bilete transporti ajror” të publikuar ditën e sotme. Mbase Peleshi ka planifikuar që të udhëtojë me të gjithë stafin, pse jo dhe familjarët e tij. Sepse ndryshe nuk dimë se si mund të shpjegohet përcaktimi i një fondi prej 250 milionë lekësh për të blerë bileta avioni.

Ah, po ka edhe një shpjegim tjetër: Me gjithë këtë shpenzim, mundet që Peleshi do të udhëtojë me helikopter privat rreth globit.

 

Ndërkohë vëmë re se edhe për këto bileta Peleshi do të përdorë sistemin dinamik, por sërish ka vendosur këtë shifër të lartë.

Gjithsesi, rezultati do shihet pasi të jenë paraqitur ofertat dhe shpallur fituesi, por është e sigurtë që  operatorët asnjëherë nuk zbresin me oferta më poshtë 20% më lirë se  fondi limit. Edhe pse është shkelje ligjore, fituesit shpallen zakonisht ata që kanë vlerën më të afërt me fondin limit.

Kështu që, i lutemi ministrit Peleshi dhe komandantëve të tij, të mos e harxhojnë gjithë fondin e biletave dhe me kursimet të blejnë një avion si të gjitha ushtritë.

Etiketa: abuzimbileta avionimiistria e mbrojtjesniko peleshireparti ushtaraktenderUdhetime

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Këto janë shenjat më pa fat gjatë muajit Janar

Këto janë shenjat më pa fat gjatë muajit Janar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com