GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

FMN, BSH dhe Shoqata e bankave bëjnë apel: Kujdes me ndërtimet

10:24 - 20/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërtuesit presin të bien porositë dhe të ulen çmimet e apartamenteve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

FMN dhe Banka Botërore ngren alarmin për ndërtimet në Shqipëri. Prej vitit 2018, në Tiranë janë dhënë mesatarisht 1.2 milionë metra katror leje ndërtimi çdo vit për banesa. Kulmi u shënua në vitin 2022, kur sipërfaqja e dhënë arriti rreth 1.6 milionë metra katror, bazuar në të dhënat e INSTAT.

Në krahasim, gjatë periudhës 2012-2017, mesatarja mujore e sipërfaqes së banesave me leje ndërtimi ishte vetëm 340 mijë metra katror. Kjo rritje duket se do të vazhdojë me ritme të shpejta. Të dhënat më të fundit tregojnë se për nëntë muajt e parë të vitit 2024, sipërfaqja totale e dhënë për leje ndërtimi në Tiranë arriti një tjetër rekord, duke kaluar 1.6 milionë metra katror, që përfaqëson një rritje prej 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rreth 80% e lejeve të ndërtimit janë për banesa.

Institucione si Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave kanë shprehur shqetësime mbi rritjen e ekspozimit të sektorit bankar ndaj pasurive të paluajtshme. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, kredia për pasuri të paluajtshme dhe blerje banesash ka arritur në 50% të stokut total të huave në tetor 2024, një rritje e ndjeshme nga 35% që ishte dhjetë vjet më parë. Ky trend ka përshpejtuar ritmin që nga gjysma e dytë e vitit 2023.

“Edhe pse rreziqet sistemike në sistemin financiar të Shqipërisë janë të kontrolluara, rritja e ndjeshme e kredive hipotekore dhe çmimet e larta në sektorin e pasurive të paluajtshme kërkojnë mbikëqyrje të kujdesshme,” thekson Anke Weber, drejtuesja e misionit të FMN-së për Shqipërinë.

Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se ekspozimi i lartë ndaj këtij sektori mund të përbëjë një burim rreziku. “Rritja e shpejtë e kreditimit, sidomos në pasuritë e paluajtshme, mund të krijojë një varësi të tepruar në një sektor të ndjeshëm ndaj luhatjeve ekonomike,” thekson institucioni.

Edhe Shoqata Shqiptare e Bankave ndan të njëjtat shqetësime. Prof. Spiro Brumbulli, kryetar i shoqatës, deklaron: “Një rënie e mundshme e çmimeve të pasurive të paluajtshme mund të çojë në një rritje të kredive me probleme, duke sjellë pasoja për stabilitetin e sistemit bankar.”

Etiketa: BBFMNKryesore1ndertim

Lajme të lidhura

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Detaje nga hetimi i vrasjes së 32-vjeçarit, ish-gardiani që tentoi t’i fuste akool në qeli Emiljano Shullazit
Aktualitet

Detaje nga hetimi i vrasjes së 32-vjeçarit, ish-gardiani që tentoi t’i fuste akool në qeli Emiljano Shullazit

16:21 - 20/02/26
Para
Aksident në aksin autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy mjete të tonazhit të rëndë

Aksident në aksin autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy mjete të tonazhit të rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26

Gazmend Buçpapa është shpallur në kërkim, teksa dyshohet se është personi që ka qëlluar për vdekje me thikë Egli Pashollarin...

Lexo më shumë
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Detaje nga hetimi i vrasjes së 32-vjeçarit, ish-gardiani që tentoi t’i fuste akool në qeli Emiljano Shullazit

Detaje nga hetimi i vrasjes së 32-vjeçarit, ish-gardiani që tentoi t’i fuste akool në qeli Emiljano Shullazit

16:21 - 20/02/26
Plumba në kryeqytet/ I plagosuri transportohet me urgjencë në spital privat

Plumba në kryeqytet/ I plagosuri transportohet me urgjencë në spital privat

16:04 - 20/02/26
Tiranë/ I riu vritet me thikë gjatë sherrit në një lokal në rrugën ‘Kongresi i Lushnjes’ (EMRI)

Tiranë/ I riu vritet me thikë gjatë sherrit në një lokal në rrugën ‘Kongresi i Lushnjes’ (EMRI)

15:55 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com