GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2024

09:13 - 18/04/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
FMN: Lufta ka goditur perspektivën e ekonomisë globale, 2023 edhe më “i zi”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lulëzimi turistik i Shqipërisë këtë vit nuk duket se e ka “bindur” Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) që të jetë optimist për ekonominë shqiptare.

Në raportin e fundit të pasqyrës ekonomike globale, të publikuar në prill, FMN ka rishikuar me ulje ecurinë ekonomike të vendit për këtë vit. Fondi pret që ekonomia shqiptare të rritet me 3.1% në vitin 2024, nga 3.3% që kishte qenë vlerësimi fillestar në raportin e tetorit 2023.

Shqipëria renditet në këtë mënyrë ndër vendet që do të kenë rritjen më të ulët, e katërta nga gjashtë shtete gjithsej.

Rritjen më të lartë pritet që ta ketë Kosova, me 3.8%. Edhe për Kosovën, FMN ka bërë një rishikim të lehtë në ulje, nga 4% që ishte vlerësimi i tetorit. Mali i Zi pritet të ketë një ecuri prej 3.7%, i njëjtë me tetorin.

Rishikimi më i ndjeshëm në rritje është për Serbinë, që tashmë pritet të zgjerohet me 3.5%, nga 3% që ishte vlerësimi fillestar.

Për Maqedoninë e Veriut pritet rritje prej 2.7% (0.2 pikë përqindje më shumë) dhe për Bosnjë-Hercegovinën është bërë rishikimi më i fortë në ulje, nga 3% në 2.4%.

FMN pret që inflacioni të ulet në 3.5%, pas një mesatareje prej 4.8% në 2023, për të zbritur pas vitit 2025 në 3%, që është dhe objektivi i Bankës së Shqipërisë. Deficiti i llogarisë korente (që mat transaksionet e mallrave dhe shërbimeve me vendet e tjera) pritet të përkeqësohet lehtë në -3.8% të prodhimit të Brendshëm bruto (PBB), nga 3.7% në 2023.

Për vitin 2023, rritja ekonomike e vendit shënoi një rritje me bazë vjetore prej 3,44%, sipas vlerësimeve paraprake të INSTAT. Në krahasim me vitin 2022, kur PBB-ja u rrit me 4.85% u shënua një ngadalësim,

Ndërtimi, pasuritë e paluajtshme dhe administrata publike kanë qenë kontribuuesit më të mëdhenj të rritjes në 2023, ndërsa industria dhe bujqësia shënuan tendencë negative.

Ndonëse Shqipëria shënoi vitin më të mirë turistik në 2023, me më shumë se 10 milionë shtetas të huaj që hynë në vend, konsumi ishte mjaft i dobët.

Konsumi i popullatës u rrit me vetëm 2.96% në 2023, nga 7.37% vitin e mëparshëm, duke shënuar nivelet më të ulëta që nga koha e pandemisë.

Madje në gjysmën e dytë të vitit, kur kulmon turizmi, konsumi u rrit me ritme shumë të ngadalta (2.21% në tremujorin e tretë dhe 1.55% në të katërtin).

Vlerësohet se niveli i lartë i emigracionit, sidomos i të rinjve dhe shtrenjtimi i çmimeve kanë ulur konsumin vendas, që nuk është arritur të kompensohet nga turistët e huaj, që qëndrojnë në Shqipëri për pak ditë dhe janë të prirur të shpenzojnë pak.

Burimi: FMN

/Monitor.al/

Etiketa: ekonomiFMNKryesore1

Lajme të lidhura

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim
Aktualitet

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

15:29 - 15/03/26
“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri
Aktualitet

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

15:20 - 15/03/26
Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor
Aktualitet

Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor

14:42 - 15/03/26
Para
Zgjedhjet në Kroaci, konservatoret fitojnë bindshëm, por nuk qeverisin të vetëm

Zgjedhjet në Kroaci, konservatoret fitojnë bindshëm, por nuk qeverisin të vetëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim
Aktualitet

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

15:29 - 15/03/26

Një sherr mes të rinjve në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari. Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth...

Lexo më shumë
“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

15:20 - 15/03/26
PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

15:00 - 15/03/26
Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor

Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor

14:42 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD/ Kandidati Arsen Vasili nuk lejohet të kandidojë për kryetar dege: Më skualifikuan pa asnjë arsye

Zgjedhjet në PD/ Kandidati Arsen Vasili nuk lejohet të kandidojë për kryetar dege: Më skualifikuan pa asnjë arsye

14:18 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com