GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

FNSH “blindon” Durrësin dhe Fushë-Krujën, 3 në pranga për armë dhe drogë

10:13 - 05/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
FNSH “blindon” Durrësin dhe Fushë-Krujën, 3 në pranga për armë dhe drogë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në bashkëpunim me policinë lokale kanë zhvilluar disa operacione në Durrës dhe Fushë-Krujë, për të ndaluar segmente të caktuara të krimit të organizuar. Siç raportohet, gjatë operacionit në Fushë krujë është arrestuar shtetasi K.L, 28 vjeç, i cili u kap duke qarkulluar me armë zjarri në mjetin e tip “Audi”. Ndërkaq, në Durrës në pranga kanë rënë të rinjtë, D.l edhe O.D, 21 dhe 23 vjeç. Mësohet se të dy të arrestuarit, mbanin sasi lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Një nga ndaluarit nga policia, mësohet se drejtonte mjetin i droguar.

“Drejtuesi i automjetit që mbante kanabis në formë boçeje, pas testit të drogës, rezultoi se e drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Po në kuadër të planit operacional “Fundjava”, një ditë më parë, nga DVP Durrës, në bashkëpunim me FNSH-në, u vunë në pranga edhe 2 shtetas të tjerë që qarkullonin me armë zjarri.

Në zbatim të planit operacional policor të koduar “Fundjava”, forcat operacionale, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor Durrës, Komisariatin e Policisë Krujë dhe me mbështetjen e FNSH Tiranë, gjatë kontrolleve të befasishme në Fushë Krujë dhe Durrës kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

-K. L., 28 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, pasi u kap në Fushë Krujë, si rezultat i kontrolleve të befasishme, duke qarkulluar me armë zjarri në automjetin tip “Audi” që drejtonte.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, poshtë sediles së shoferit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me një krehër me 8 fishekë luftarakë në të.

-D. L., 21 vjeç dhe O. D., 23 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi u kapën në vendin e quajtur “Mbikalimi i Kënetës”, Durrës, duke qarkulluar me një automjet tip “BMË”, në të cilin mbanin një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis në formë boçeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, shtetasi O. D., drejtuesi i automjetit, iu nënshtrua testit të drogës, me pajisjen AquilaScan dhe rezultoi pozitiv për përdorim të lëndëve narkotike gjatë drejtimit të automjetit.”-njofton policia.

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Tërmeti i dyfishtë në Greqi, shembet çatia e bashkisë në Samos

Tërmeti i dyfishtë në Greqi, shembet çatia e bashkisë në Samos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com