GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Fobitë më të çuditshme të VIP-ave shqiptarë dhe atyre të huaj

15:11 - 08/11/23
në Lifestyle, Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Fobitë më të çuditshme të VIP-ave shqiptarë dhe atyre të huaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pavarësisht statusit të tyre publik, edhe të famshmit janë njerëz prej mishi dhe gjaku si të gjithë ne! Kanë frikëra, pasione dhe jo vetëm! Disa prej tyre kanë disa fobi të pazakonta, për të cilat kanë folur edhe publikisht. Ja një listë me VIP-a shqiptarë dhe të huaj dhe fobitë e tyre më të çuditshme:

Hugh Jackmanka fobi kukullat. Gjatë një interviste për revistën “Star” në vitin 2009, aktori ka pranuar se ka frikë nga kukullat që shfaqen në filmat horror.

Johnny Depp ka fobi kllounët. Ai ka interpretuar disa role me kostume dhe pamje të çuditshme, por ende nuk është një adhurues i kllounëve. “Ka diçka në fytyrën e tyre të pikturuar, buzëqeshje të rreme, pra diçka që duket sikur më përgjon,” është shprehur aktori i “Pirates of the Caribbean”.

Khloe Kardashian ka fobi kërthizën. Nga të gjitha pjesët e trupit, ajo e konsideron kërthizën si më të tmerrshmen. “Kur jam në dush, unë vë doreza dhe bërtas sa herë që laj barkun,” ka thënë ajo.

Kylie Jenner ka fobi fluturat. “Unë jam e tmerruar nga fluturat, të gjitha llojet e fluturave,” tha Jenner në një episod të Life of Kylie, ndërsa nuk i sheh si diçka të bukur, por thjesht si insekte.

Liam Payne ka fobi lugët. Të kuptohemi, jo lugët normale, por ato të pista. Shkak për këtë është bërë një episod në shkollë, ku këngëtari për shkak të sjelljes së keqe është detyruar që të lajë një pirg me lugë të papastra dhe që nga ajo ditë nuk i sheh dot më me sy.

Martin Freeman ka frikë avokadot. “Sa herë që pres një avokado dhe shoh bërthamën e madhe, e imagjinoj atë si një gur që futet në grykën time. Vetëm ideja më bën të dridhem fizikisht. Nuk mund ta duroj,” është shprehur aktori në një intervistë tijën.

Matthew McConaughey ka fobi nga dyert rrotulluese. Për shkak të frikës së tij për të humbur ndjenjën e drejtimit, Matthew McConaughey zhvilloi fobi nga dyert rrotulluese.

Rita Ora ka fobi tualetet. Në një intervistë të sajën për Daily Star, këngëtarja shpjegoi pse filloi të kishte frikë nga tualetet. “Unë mendoj se ky tunel mund të fillojë nga diku dhe çfarë nuk më shkon ndërmend,” tha ajo.

Scarlett Johansson ka fobi zogjtë. Aktorja e “The Avengers” i tha revistës “Vulture” se i frikësohet gjithçkaje me sqepa dhe krahë.

Tyra Banks ka fobi delfinët. Delfinët nuk e surprizojnë aspak Tyra Banks-in, pasi ajo ka pasur frikë prej tyre që kur ishte fëmijë. “Kam parë dikur një ëndërr sikur isha brenda një pishine e rrethuar me delfinë që më dukej sikur më godisnin me hundë dhe që nga ai moment më është kthyer në makth”.

Po, të famshmit shqiptarë çfarë fobish të çuditshme kanë?

Anxhela Peristeri ka fobi shkallët elektrike. Si pasojë e kësaj frike të pashpjegueshme, iu desh të shkurtonte fustanin para një performance të “Këngës Magjike,” thjesht që të mos detyrohej të përdorte shkallët elektrike.

Eni Çobani ka fobi të mbetet vetëm ose ka fobi thjesht vetminë.

Aurela Hoxha ka fobi nga njerëzit që s’janë shumë të bukur, ose e thënë më mirë, njerëzit që kanë energji të keqe dhe nuk janë shumë të ëmbël në fytyrë.

Florjan Binaj ka fobi bamjet. Ia bëjnë lëkurën mornica-mornica. E bezdisin sidomos qimet e bishtajave.

Jonida Vokshi ka fobi leshterikët. Kur ishte e vogël, Jonida për pak u mbyt në det ngaqë iu penguan këmbët në leshterikë.

Era Rusi ka fobi tërmetet. Ngaqë e ka shtëpinë në katin e shtatë, këngëtarja ka frikë se nuk do të arrijë të zbresë poshtë në kohë në rastin e një tërmeti.

Ronela Hajati ka fobi fantazmat. “Kam frikë nga shpirtrat. Në përgjithësi nga gjërat që nuk mund t’i shoh, ndërsa nga ato që mund t’i shoh nuk kam frikë fare,” ka thënë Ronela.

Evi Reçi ka fobi binjakët. Kur sheh dy binjakë, nuk arrin të përqendrohet. Madje, ka thënë se nëse do martohej me dikë që ka një binjak, për të “do të ishte tmerr.”

Albana Osmani ka fobi karkalecat jeshilë. Një herë i hodhën një karkalec në trup dhe ajo humbi ndjenjat. Po nëse karkaleci është ngjyrë tjetër ç’ndodh?

Xhemi Shehu ka fobi shkrepëset, me të cilat është përballur gjatë një episodi të “Dua të të bëj të lumtur” dhe nuk e ka pritur aspak mirë.

Etiketa: HobiVIP

Lajme të lidhura

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
Para
Aksident i rëndë në Tiranë, dyshohet për një të vdekur

Aksident i rëndë në Tiranë, dyshohet për një të vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa ndodhet në Elbasan për një vizitë me rastin e Ditës së Verës, u...

Lexo më shumë
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com