GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Foleja’ e prostitucionit në Elbasan, arrestohen 5 vajza dhe çifti i tutorëve nga Kolumbia

12:02 - 07/12/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Foleja’ e prostitucionit në Elbasan, arrestohen 5 vajza dhe çifti i tutorëve nga Kolumbia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Elbasanit ka çmontuar rrjetin e prostitucionit që operonte në këtë qytet, duke arrestuar shtatë persona dhe shpallur në kërkim dy të tjerë.

Këto shtetas kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente të marrë me qira, si dhe promovonin aktivitetin në faqe online, ku ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.

Në pranga u arrestuan shtetasit kolumbianë A. B., 22 vjeç, dhe L. B., 19 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

Shtetaset spanjolle S. F., 36 vjeçe, dhe M. C., 32 vjeçe, shtetaset kolumbiane P. S., 27 vjeçe, dhe Y. A., 29 vjeçe, si dhe shtetasja venezueliane A. R., 38 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Blutë kanë njoftuar se janë sekuestruar shuma parash si dhe celularë.

Njoftimi i Policisë: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e paligjshmërisë në fushën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fee”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-Shtetasit kolumbiane A. B., 22 vjeç, dhe L. B., 19 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

-Shtetaset spanjolle S. F., 36 vjeçe, dhe M. C., 32 vjeçe, shtetaset kolumbiane P. S., 27 vjeçe, dhe Y. A., 29 vjeçe, si dhe shtetasja venezueliane A. R., 38 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen venezueliane Y. O., 31 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit peruane F. G., 23 vjeçe, dhe J. G., 44 vjeç, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Gjatë operacionit, në lagje të ndryshme të Elbasanit, këto shtetas kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente të marrë me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 43 000 lekë, 2 780 euro, që dyshohen se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 9 celularë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Prostitucion

Lajme të lidhura

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin
Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll
Aktualitet

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin
Aktualitet

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Para
Kryebashkiakët shpenzojnë këtë fundviti qindra milionë lekë vetëm për zbukurimet, drita dhe fishekzjarrë. Sot do të tregojmë se si 9 bashki kanë shpenzuar

Për festat, 526 MLN lekë drita dhe fishekzjarrë, rekordin e mban Lali Eri dhe Sako, ja kujt ia dhanë paratë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin
Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26

Gjykata ka lënë në burg 67-vjeçarin, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale ose homoseksuale...

Lexo më shumë
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com