GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Foli me zë të lartë në gjyq/ “Meta nuk lajthit”, Gjokutaj tregon detajet, çfarë i tha Dumanit dhe Krajës

18:18 - 26/10/24
në KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Foli me zë të lartë në gjyq/ “Meta nuk lajthit”, Gjokutaj tregon detajet, çfarë i tha Dumanit dhe Krajës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, Genc Gjokutaj ka zbuluar në emisionin “Kjo Javë” se çfarë ka ndodhur me kreun e Partisë së Lirisë që prej momentit të arrestimit të tij.

Gjokutaj u shpreh se Metës i është komunikuar  masa në drejtorinë e policisë së Tiranës, pasi në momentin e arrestimit nuk i është treguar asnjë shkresë.

Ai shtoi se gjatë takimeve të tij me Metën, ky i fundit ka qenë në gjendje shpirtërore të mirë, por ka shprehur edhe një mërzi dhe revoltë ndaj mënyrës së arrestimit të tij.

I pyetur nga studio e News24 nga gazetarja Klodiana Lala në lidhje me një incident që Meta ka pasur natën e parë në bllokun e sigurisë, Gjokutaj tregoi se ish-Presidenti nuk ka pasur debate me personelin.

 

 

Gjokutaj zbuloi më tej se në një moment atij i është ofruar një avokat, të cilin Meta e ka refuzuar “me neveri” duke i thënë të largohet me tone të larta.

Gjokutaj: Ishte një rrëmbim antiligjor. Meta është shoqëruar në drejtorinë e Tiranës ku ka qëndruar për rreth 1 orë. Në drejtorinë e policisë i është komunikuar edhe vendimi, sepse forcat operacionale që e kanë marrë nuk kanë paraqitur asnjë shkresë. Nga drejtoria e policisë ai u përcoll në bllokun e sigurisë pranë burgut 302.

Unë e kam takuar për herë të fundit dje, por e kam takuar çdo ditë që nga arrestimi. Meta është në një gjendje shpirtërore mjaft të qetë. Sigurisht që ka atë mërzinë dhe revoltën e tij për mënyrën e marrjes në kundërshtim me procedurat. Në të kundërt, ai po merret me aktet e dosjes. Në seancën e verifikimit të masës që u krye në GJKKO ai ka mbajtur një fjalë rreth 55 minuta ku ka shpjeguar gjithë insinuimet që vendimi i gjykatës i ka atribuuar zotit Meta. Ai ka dhënë versionin e tij në lidhje me atë që ka ndodhur.

Lala: Sqaruat pjesën e procedurës për mënyrën e ndalimit. Nata e parë në bllokun e sigurisë për Metën nuk ka qenë e qetë dhe ka qenë në një situatë të agravuar. Ka patur debate edhe me punonjës të sigurisë në qelitë e izolimit.

Gjokutaj: Kjo nuk është fare e vërtetë. Zoti Meta sa ka qenë në bllokun e sigurisë me personelin nuk ka pasur fjalë. Ka pasur një moment që i është dërguar një avokat për ta marrë në mbrojtje dhe ai e ka refuzuar me neveri. Me zë të lartë i ka thënë që të largohet sepse ai nuk kishte mbetur pa mbrojtje. Ka shkuar dikush që ai nuk e njeh, i rekomanduar dhe tani po kujdesen që t’i vendosin një mbrojtje fiktive.

Gazetarja klodiana Lala tha se Meta është pyetur paraprakisht se me kë ka pasur konflikte, me qëllim që të rriten parametrat e sigurisë për ish-kreun e shtetit.

“Meta ka qëndruar dy ditë në observim, në izolim, pas caktimit të masës së sigurisë. Është pyetur për të gjitha konfliktet që mund të ketë pasur me të burgosur të tjerë. Tek 313 ka emra të njohur të botës së krimit. Meta ka qenë kryeministër e president e duhet që të sigurohet jeta e tij. Duhet të pyetet çdo person, për të rritur sigurinë. Është kontaktuar kryesisht nga z Gjokutaj dhe djali i ka dërguar ushqime.

Është dërguar në sektor. Meta ka rrotull ish-zyrtarë të administratës, ish-punonjës të policisë, që nuk përbëjnë rrezik. Një prej tyre është një ish-zyrtar i lartë i policisë. Meta ka kërkuar palestër, ku të bëjë stërvitje. Mendohet se do të qëndrojë në qeli në kohë të pacaktuar, derisa Apeli të vendosë”, tha Lala.

I pyetur nëse Meta po konsumon ushqim burgu apo të sjellë nga jashtë, Gjokutaj theksoi se Meta është me ilaçe, pasi ka probleme shëndetësore.

“Ushqimin e burgut nuk e konsumon. Ka shumë të burgosur të tjerë që nuk hanë ushqimin e burgut, por ushqimi sillet nga të afërm kryesisht. Meta pi dhe ilaçe. Nuk mund të hajë çdo lloj ushqimi, se ndjek terapi, në lidhje me probleme të shëndetit që ka. Gjella i shkon nga jashtë, nuk ka rëndësi se kush ia dërgon”, tha Gjokutaj.

Avokati i presidentit të Partisë së Lirisë, Genc Gjokutaj ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur në gjyqin e Metës.

Gjokutaj theksoi se Meta në gjyq i ka thënë Altin Dumanit “Dum duman” dhe “sorosian”. Sipas tij, Meta në gjykatë ka mbajtur një qëndrim dinjitoz.

Genc Gjokutaj: Ilir Meta mbajti qëndrim dinjitoz, duke kundërshtuar edhe Dumanin. Meta ia ka thënë Dumanit në sallë të gjyqit. I ka thënë “Dum dumani”, “sorosian”. Këto fjalë që them unë ia ka thënë. Zoti Meta nuk lajthit. Ka shumë veta që duan të vënë në dyshim anën e tij mendore, por Meta është në gjendje të qetë.

Mos u merakosni për Altin Dumanin, por merakosuni për qytetarët, se ju vjen shtetasve radha. Krajës i ka thënë se edhe gjyqin do e vazhdosh me gënjeshtra. Meta i ka thënë se marrja zvarrë e një ish-presidenti a iu duket normale. Meta më pas mori fjalën dhe ezauroi të gjitha objeksionet që kishte.

Gjokutaj tha se ka kontaktuar me djalin e Metës, Besarin. Ai tha se fëmijët e Metës janë të trishtuar.

“Me Besarin kam pasur kontakt. Ai e kupton dhe e ndjen thellë këtë histori. Edhe interesimi shkakton më shumë dëshpërim.

Fëmijët vuajnë më tepër situatën. Sigurisht është një trishtim, është gjendje shpirtërore jo e mirë”, deklaroi Gjokutaj.

Etiketa: Ilir MetaKryesore1

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Armand Duka takim ambicioz me homologët norvegjezë (Foto)

Armand Duka takim ambicioz me homologët norvegjezë (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com