GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Foltorja e 11 Dhjetorit pa fuqi ligjore”, Duma-delegatëve: 18 Dhjetori është Kuvendi që merr vendime

19:22 - 07/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Foltorja e 11 Dhjetorit pa fuqi ligjore”, Duma-delegatëve: 18 Dhjetori është Kuvendi që merr vendime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaron se Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor është nul dhe pa asnjë fuqi ligjore, për çfarëdolloj vendimi që do të marrë.

“Nuk ka asnjë vlerë juridike data 11 dhe çfarëdo lloj vendimesh të merren brenda atij grupimi, ato nuk vlejnë sa i përket institucionit të PD. Ata demokratë që diku janë keqkuptuar, diku mund të kenë ndërruar mendje duhet të kuptojnë vetëm një gjë: në datën 18 duhet të vijnë për të kritikuar, sepse për këtë arsye mblidhet ky Kuvend. Për anëtarësinë e mirëkuptoj plotësisht të ndërrojë mendje, por hierarkisë së lartë, përfshi Sali Berishën, nuk ka sens t’i mirëkuptoj që ndërroi mendje brenda 2 ditëve pas vendimit non grata” – deklaroi Duma.

Ajo u bën thirrje demokratëve delegatë të Kuvendit Kombëtar të marrim pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit si një mundësi për të diskutuar dhe zgjidhur problemet.

“Data 11 Dhjetor nuk është Kuvend! Data 11 është një foltore. Nuk është Kuvend, jo se nuk ka vullnet demokratësh, atje ka vullnet demokratësh, por nuk është certifikuar vullneti i tyre. Kjo e hedh poshtë datën 11 si institucionale. Atje mund të jetë një megafoltore, por për Kuvend nuk bëhet fjalë fare. Data 18 është thirrur për atë që foltoret kanë shtruar. Kuvendi zyrtar është në 18. Ky Kuvend është bërë për t’iu përgjigjur kësaj situate. 18-a përfshin 11-ën në kuptimin e shqetësimit. Pa diskutim që demokratët e datës 11 do të jenë edhe në datën 18, sepse për ata po bëhet e gjitha kjo” – vijoi Duma.

Më tej Duma shprhet se pret reflektim, në mënyrë që PD të ecë përpara drejt fitores dhe pushtetit. Sipas Dumës, nuk ka asnjë mundësi që Sali Berisha të marrë Partinë Demokratike, sepse ajo thotë se ai nuk e sjell dot në pushtet atë.

“Është diçka që nuk do të ndodhë, nuk do të arrihet të ndodhë, sepse nuk duhet, nuk i bën mirë PD. Këtë e them pa mungesë respekti për atë që Sali Brrisha përfaqëson. Nuk kam asnjë paqartësi që kjo gjë nuk do të ndodhë, kështu që nuk jam duke thënë asgjë sikur e pandodhshmja të ndodhë! Nuk e sjell dot në pushtet PD Sali Berisha as me barrën e përgjegjësisë që ka si një individ i deklaruar non grata nga SHBA. Është e pamundur. Nuk ka ndodhur ndonjëherë. Sali Berisha e di shumë mirë dhe unë e them shumë shpesh. Ne do të bëjmë pjesën tonë që PD të jetë një forcë që duhet të shkojë drejt fitores pa këto mendësitë që e tërheqin me vargonj pas” – deklaroi nënkryetarja e PD.

Etiketa: delegatetfoltorjaGrida DumaKuvendivendime

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
“Ameca”, roboti më i avancuar në botë dhe shumë i ngjashëm me njeriun (Video)

“Ameca”, roboti më i avancuar në botë dhe shumë i ngjashëm me njeriun (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Lexo më shumë
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com