GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Fondet e investimit në valutë, rritje minimale në gjysmën e parë të vitit

07:17 - 07/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Fondet e investimit në valutë, rritje minimale në gjysmën e parë të vitit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vitin e kaluar, pandemia e ndikoi negativisht tregun e fondeve të investimit në valutë të huaj, duke i ulur normat vjetore vjetore të kthimit në nivele negative.

Kjo solli një zbehje të interesit të investitorëve për këto institucione. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se edhe në pjesën e parë të këtij viti rritja e aseteve të këtyre fondeve ka qenë modeste, megjithëse normat e kthimit janë përmirësuar ndjeshëm.

Në fund të muajit qershor, asetet neto të fondeve të investimit në valutë kishin vlerën e 8.83 miliardë lekëve ose rreth 72 milionë euro. Që nga fillimi i vitit, vlera neto e aseteve është rritur me vetëm 0.6%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë vlera e tyre ngelet në rënie, me 2% më pak.

Pesha specifike që këto fonde zënë ndaj totalit të aseteve neto të tregut të fondeve të investimit është ulur në 12.29% në fund të gjashtëmujorit 2021, nga 13.02% në fillim të vitit dhe 13.77% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Aktualisht, në Shqipëri veprojnë katër fonde që ofrojnë mundësinë e investimit në valutë të huaj. Dy prej tyre u licencuan në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Normat e kthimit të fondeve të investimit janë në rimëkëmbje gjatë këtij viti, pasi pësuan rënie të ndjeshme gjatë vitit 2020. Mbështetur në të dhënat e publikuara nga shoqëritë administruese të fondeve, në fundin e muajit korrik kthimet ishin në nivele më të larta për të gjitha fondet aktive në treg. Fondi më i madh i investimit në valutë, Raiffeisen Invest Euro në fund të korrikut raportoi një kthim pozitiv vjetor 3.39%, nga -1.41% në fund të vitit 2020. Megjithatë, normat e përmirësuara të kthimit nuk kanë mjaftuar ende për të zgjuar interesin e investitorëve.

Prurjet e valutës në ekonominë shqiptare vazhdojnë të jenë të larta. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 7-mujorin 2021 vlera e depozitave te reja (ose të rinovuara) në euro arriti në 5.5 miliardë euro, nga 4.4 miliardë euro që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 51% e depozitave bankare në Shqipëri janë të vendosura në valutë të huaj. Por, një tendencë e ngjashme nuk po verifikohet për fondet e investimit. Në pjesën dërrmuese, shqiptarët preferojnë ta investojnë valutën te alternativat me rrezik më të ulët. Veç depozitave bankare, valuta investohet në vlera të mëdha edhe në tregun e pasurive të paluajtshme, ku transaksionet bëhen kryesisht në euro. Në dy vitet e fundit, ky treg po njeh një fazë të re rritjeje, i mbështetur, veç të tjerash, nga oferta e lartë e kredisë bankare dhe nga investimi i të ardhurave prej ekonomisë informale./Monitor

Lajme të lidhura

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Para
Rritet çmimi, qytetarët: Nuk blejmë dot 1 bukë!

Kriza e prodhimit të grurit shtrenjton miellin në tregun vendas, rritet çmimi i bukës dhe i makaronave

TË FUNDIT

Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane
Botë

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e cilësoi si një “ditë të madhe për paqen botërore” marrëveshjen për armëpushim dyjavor mes...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Prill 2026

07:39 - 08/04/26
Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024

Parashikimi i motit për sot, 8 Prill 2026

07:37 - 08/04/26
Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com