GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Fondet e vjedhura të rindërtimit, Rama justifikohet: BE i kontrollon fondet vetë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Fondet e vjedhura të rindërtimit, Rama justifikohet: BE i kontrollon fondet vetë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, u ka bërë sërish “bisht” akuzave për vjedhje të fondeve që janë marrë për rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa dhjetëra banorët të fshatrave në Bubq kanë ngelur në çadër pa kushtet minimale të jetesës, të lënë në harresë, sot kryeministri Rama së bashku me shërbyesit e tij të propagandës, dorëzoi një bllok banesash në Vaqarr, të rindërtuara.

Ai u ndal tek akuzat për vjedhjen e fondeve, paratë e investuara nga shtetet e huaja, duke u justifikuar se nuk kalojnë përmes qeverisë shqiptare, por ata i administrojnë vetë fondet e tyre

“Nuk ka këtu para të botës. Dua të theksoj për të gjithë për ata që thonë ku janë paratë, të gjitha fondet e vëna në dispozion nga të tretët, nuk kalojnë përmes qeverisë shqiptare, asnjë qindarkë. Paratë e botës, bota i shpenzon vetë, janë fonde që ata i administrojnë vetë, me projekte ku ne kemi fjalën e fundit me miratimin e projekte, me tendera që i bëjnë vetë dhe kontrata që i lidhin vetë dhe në fund dorëzojnë produktin”, tha Rama.

Ndërkohë raporti i KLSH konstaton se  Qeveria ka abuzuar me fondet të cilat janë mbledhur për rindërtimin e shtëpive pas tërmetit, duke i përdorur ato për projekte që në fakt i takojnë asaj t’i realizojë me buxhetin e vetë. Një skandal të tillë ka evidentuar Kontrolli i Lartë i Shtetit përmes një raporti të publikuar sot, nga auditimet e kryera së fundmi “Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Komisionit Shtetëror të Rindërtimit”. Sipas KLSH, Komisionit Shtetëror të Rindërtimit ka aprovuar dy vendime të cilat kanë bërë të mundur abuzimin e 426 milionë lekëve, të marra nga fondi i rindërtimit. Konkretisht, bëhet fjalë për rindërtimin e Urës së Tapizës, për të cilën janë shpenzuar mbi 151 milionë lekë. Por sipas KLSH, përveç faktit se paratë nuk janë marrë në bazë të procedurave ligjore, ky projekt nuk duhej të përfshihej fare në listën e rindërtimit pas tërmetit, për shkak se ajo ka qenë e dëmtuar shumë kohë para se tërmeti i 26 nëntorit të godiste vendin tonë.

Pra, rindërtimi i urës, duhej të ishte bërë më parë nga buxheti i shtetit, por duke u neglizhuar nga qeveria ashtu si shumë projekte të tjera, termit i dha dorën e fundi duke e shembur krejtësisht dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, përfitoi duke e futur atë në listën e objekteve të prishura nga tërmeti.
“Janë pranuar me Vendim të KSHR dhe dërguar për miratim 2 projekte, jo në respektim të procedurave të përcaktuara në VKM për përfitimin nga grantet e rindërtimit, si më poshtë: Me Vendimin nr. 29, datë 15.06.2020, KSHR i ka propozuar Këshillit të Ministrave miratimin e fondit prej 151,539,896 lekë pa TVSH, për rindërtimin e Urës së Tapizës, bazuar në preventivin e dërguar nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, por pa një Aktekspertizë të thelluar, sipas përcaktimit në VKM nr. 25, datë 15.01.2020, cilësuar se dëmtimet janë edhe për shkak edhe të amortizimit të tij të mëparshëm”, thuhet në raport.

Etiketa: Edi RamafondetRindertimi

Lajme të lidhura

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës
Aktualitet

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

19:30 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues
Aktualitet

Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues

18:22 - 20/10/26
Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës

18:04 - 20/10/26
Para
E rëndë në Lushnjë, prindërit dërgojnë të vdekur në spital djalin 13- vjeçar

E rëndë në Lushnjë, prindërit dërgojnë të vdekur në spital djalin 13- vjeçar

Discussion about this post

TË FUNDIT

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale
Aktualitet

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

19:47 - 20/10/26

Dy gra janë proceduar penalisht në Fier, pasi një edukatore 44-vjeçare dyshohet se ka keqtrajtuar në kopsht një fëmijë 4-vjeçar,...

Lexo më shumë
Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

19:30 - 20/10/26
Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

19:15 - 20/10/26
Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

18:49 - 20/10/26
Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

18:34 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com