GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fondet IPARD/ Blushi kërkon interpelancë me ministrin e Bujqësisë

17:45 - 16/12/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Fondet IPARD/ Blushi kërkon interpelancë me ministrin e Bujqësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka depozituar një kërkesë për interpelancë në Kuvend drejtuar Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andi Salla, lidhur me bllokimin e fondeve IPARD, të cilat për të tretin vit radhazi rrezikojnë t’u mohohen fermerëve shqiptarë.

Në kërkesën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Blushi thekson se fondet IPARD janë një instrument financiar i Bashkimit Europian për zhvillimin rural dhe nuk janë fonde diskrecionale të qeverisë, por mjete që kërkojnë standarde të larta transparence, kontrolli dhe llogaridhënieje.

Sipas tij, dështimi i Ministrisë së Bujqësisë në menaxhimin dhe kontrollin e këtyre fondeve ka sjellë pasoja të rënda financiare për fermerët, me rreth 112 milionë euro ndihmë të bllokuara çdo vit, si dhe dëme serioze për besueshmërinë e Shqipërisë ndaj institucioneve të Bashkimit Europian.

I nderuar Zoti Kryetar i Kuvendit,

Bazuar në nenin 80, pika 1 të Kushtetutës dhe në nenin 96 të Rregullores së Kuvendit, paraqes kërkesën për interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Andi Salla lidhur me masat e marra për zhbllokimin e fondeve IPARD, që për të tretin vit radhazi rrezikohet t’u mohohen fermerëve shqiptarë.

Fondet IPARD janë një instrument financiar i Bashkimit Europian, i projektuar për të mbështetur zhvillimin rural dhe për të përgatitur vendet kandidate për administrimin korrekt të fondeve strukturore të BE-së. Ato nuk janë fonde diskrecionale të Qeverisë, por fonde me rregulla strikte, me standarde të larta transparence, kontrolli dhe llogaridhënieje.

Kërkesa për interpelancë buron nga një shqetësim serioz lidhur me dështimin e mekanizmave të menaxhimit dhe kontrollit të fondeve IPARD nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, dështim i cili ka prodhuar pasoja konkrete financiare për fermerët shqiptarë (112 milion euro ndihmë të bllokuara në vit), si dhe pasoja administrative dhe reputacionale për shtetin shqiptar.

Të dhëna publike, raporte auditimi dhe zhvillime të njohura së fundmi flasin për parregullsi serioze në fazën e përzgjedhjes, kontraktimit dhe verifikimit të projekteve IPARD, për projekte fiktive, konflikte interesi, mungesë verifikimi në terren dhe dobësi të theksuara në sistemin e kontrollit të brendshëm administrativ.

Dua ta theksoj qartë, se përgjegjësia politike për ndërtimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e sistemit i takon Ministrisë së Bujqësisë. Në çdo standard europian të qeverisjes, dështimi i sistemit është përgjegjësi e drejtuesit politik.

Keqmenaxhimi i fondeve IPARD nuk është një çështje proceduriale. Ai ka pasoja të drejtpërdrejta:

Përjashtimin e fermerëve nga skemat e mbështetjes (112 milion euro ndihma në vit),
Deformimin e konkurrencës në sektorin bujqësor,
Rrezikimin e besueshmërisë së Shqipërisë ndaj institucioneve të Bashkimit Europian,

Dhe rrezikun real të pezullimit ose kufizimit të fondeve edhe për vitin e ardhshëm.

Në këtë kuadër, kërkoj përgjigje të saktadhe të dokumentuara për çështjet e mëposhtme:

Cili ka qenë modeli i menaxhimit dhe kontrollit të fondeve IPARD i zbatuar nga Ministria e Bujqësisë dhe kush mban përgjegjësi për devijimet nga manualet dhe udhëzimet e BE-së?
Sa projekte janë kontrolluar përmes verifikimeve në terren para dhe pas disbursimit të fondeve, dhe cilat kanë qenë gjetjet kryesore?
Cilat janë shkeljet administrative ose financiare të konstatuara nga auditimet e brendshme apo të jashtme, dhe cilat masa disiplinore janë marrë?
Cili është impakti financiar i parregullsive të konstatuara dhe a ka pasur kërkesa për kthim fondesh nga ana e Bashkimit Europian dhe në çfarë vlere financiare?
Çfarë masash strukturore ka ndërmarrë ministria për të garantuar se skemat e ardhshme IPARD do të jenë në përputhje të plotë me acquis të BE-së?

Ministria e Bujqësisë ka detyrimin të sqarojë publikisht:

se ku ka dështuar sistemi,
kush ka mbajtur përgjegjësi administrative,
dhe çfarë reformash konkrete janë ndërmarrë.

Kjo interpelancë është ushtrim i kontrollit parlamentar dhe mbrojtje e interesit publik.

Transparenca dhe llogaridhënia nuk janë opsionale, por detyrim kushtetues.

Mbetem në pritje të caktimit të datës së zhvillimit të interpelancës, në përputhje me afatet e përcaktuara në Kushtetutë dhe Rregulloren e Kuvendit.

Ju falenderoj për bashkëpunimin.

  

Lajme të lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin
Breaking Views

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Para
Arbitrat shqiptar përcaktohen nga UEFA për ndeshjet e Conference League

Arbitrat shqiptar përcaktohen nga UEFA për ndeshjet e Conference League

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com