GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron krizë humanitare në Afganistan

19:42 - 16/09/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron krizë humanitare në Afganistan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se është “shumë i shqetësuar” me kushtet ekonomike në Afganistan dhe paralajmëroi se ky vend përballet me “krizë humanitare”.

Komentet vijnë një muaj pasi militantët talebanë rrëzuan Qeverinë e mbështetur nga Perëndimi dhe morën kontrollin e Afganistanit.

Që atëherë, FMN-ja dhe huadhënës të tjerë i pezulluan fondet për këtë vend.

Zëdhënësi i FMN-së, Gerry Rice, tha të enjten se, pavarësisht shqetësimeve, fondet e FMN-së për Afganistanin do të mbeten të pezulluara.

Ai u tha gazetarëve në Uashington se fokusi i menjëhershëm duhet të jetë në ndihmat për popullin afgan, duke lejuar rrjedhën e remitencave dhe duke ofruar ndihmë për vendet që strehojnë refugjatë afganë.

Edhe para marrjes së kontrollit nga talebanët, ekonomia e Afganistanit ishte jashtëzakonisht e brishtë.

E mbështetur për 20 vjet nga ndihma e huaj, rreth 40 për qind e bruto-prodhimit të brendshëm të Afganistanit ishte rezultat i ndihmës ndërkombëtare.

Por, prejse talebanët morën kontrollin e Kabulit më 15 gusht, donatorët e huaj e pezulluan ndihmën për Afganistanin, duke thënë se fondet do të kushtëzohen nga sjellja e Qeverisë së re të udhëhequr nga talebanët, e cila nuk njihet ende nga asnjë vend.

Përveç FMN-së, Banka Botërore dhe qeveritë e huaja i pezulluan po ashtu pagesat e ndihmës.

Transferet e zakonshme bankare ndaj individëve në Afganistan u bllokuan gjithashtu.

Kjo bëri që qytetarët afganë të përballen me inflacion dhe varfëri në rritje. / REL

Lajme të lidhura

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak
Botë

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Para
E rëndë në Zvicër, motra godet vëllain me thikë dhe pastaj vret veten

E rëndë në Zvicër, motra godet vëllain me thikë dhe pastaj vret veten

TË FUNDIT

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26

Trafikantët nuk dërgojnë vetëm kokainë nga vendet e Amerikës Latine.Në këtë moment, në Kolumbi, policia nuk po i lexon të...

Lexo më shumë
Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com