GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Forcat izraelite tërhiqen nga kampi i refugjatëve në Jenin

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Forcat izraelite tërhiqen nga kampi i refugjatëve në Jenin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forcat izraelite u tërhoqën nga qyteti palestinez Jenin natën e së martës. Largimi i një autokolone me automjete sinjalizoi përfundimin e një prej operacioneve më të mëdha ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor ndër vite. Banorët e kampit të refugjatëve në Jenin dolën sot nga strehimet e tyre për të vëzhguar dëmet. Shumë prej tyre u detyruan të braktisnin kampin e refugjatëve gjatë sulmeve me dron dhe shkëmbimeve me armë zjarri.

Ushtria izraelite tha se operacioni i saj i kishte dëmtuar rëndë grupet militante në kampin e refugjatëve në Jenin, por mbetet e paqartë nëse do të ketë ndonjë efekt të gjatë, pas gati një vit e gjysmë luftimesh të ashpra në Bregun Perëndimor.

Izraeli goditi kampin, i njohur si bastion i militantëve palestinezë, të hënën herët në mëngjes, në një operacion, që sipas autoriteteve izraelite kishte për qëllim shkatërrimin dhe konfiskimin e armëve.

“Nuk e prisnim bastisjen, nuk na paralajmëruan. Qëndruam brenda ndërsa aeroplanët godisnin. Na ndërprenë rrymën elektrike dhe pastaj ujin”, thotë Itaf Mohammad Mansour, banore e kampit të refugjatëve.

Banorët që ktheheshin në shtëpi vunë re rrugët e mbushura me makina të djegura dhe mbeturinat e atyre që kishin mbetur nga luftimet. Trembëdhjetë palestinezë dhe një ushtar izraelit u vranë në luftimet dy-ditore. Organet palestineze të shëndetësisë thanë se rreth 100 individë ishin plagosur, 20 prej tyre në gjendje të rëndë. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se kishte evakuuar rreth 3,000 njerëz nga kampi.

Përpara tërheqjes, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua të ndërmarrë operacione të ngjashme nëse ishte e nevojshme. Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha të mërkurën se ata që përpiqen të dëmtojnë izraelitët do të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre.

“Bëjmë thirrje për paqe dhe për të jetuar në partneritet. Por ata që përpiqen të dëmtojnë fëmijët dhe qytetarët e Izraelit do të përballen me forcën ushtarake izraelite. Ne do t’i mbajmë përgjegjës ata”.

Më herët të mërkurën, militantët hodhën raketa nga Rripi i Gazës drejt Izraelit jugor. Avionët izraelitë goditën një fabrikë nëntokësore të prodhimit të armatimeve, tha ushtria, por nuk dihet nëse do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm.

Ndërhyrja në Jenin ishte një nga operacionet më intensive ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor që nga përfundimi dy dekada më parë i kryengritjes së armatosur palestineze kundër pushtimit të vazhdueshëm izraelit./VOA

Etiketa: Bregu Perendimorforcat izraelitejenin

Lajme të lidhura

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit
Aktualitet

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”
Breaking Views

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26
Para
Kush do ta bëjë hapin e parë për uljen e tensioneve në veri?

Kush do ta bëjë hapin e parë për uljen e tensioneve në veri?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26

Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar...

Lexo më shumë
Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26
Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com