Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato RENEA kanë rrethuar një pallat në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas dëshmive të banorëve të zonë, dyshohet se është marrë peng një vajzë.
Ndërkohë, përmes një komunikate të shkurtër për mediat, Policia e Tiranës bën me dije se kallëzimin e ka marrë nga vetë vajza, e cila ka deklaruar se po dhunohet nga disa persona. Sipas bluve të kryeqytetit, kur efektivët kanë shkuar aty, ajo nuk pranon të hapë derën dhe po negociohet me të.
“Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona. Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares. Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.” – thuhet në njoftim.
Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe ambulanca.
Discussion about this post