GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Forcat ruse kanë vënë nën kontroll qytetin e Khersonit në jug të Ukrainës

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Forcat ruse kanë vënë nën kontroll qytetin e Khersonit në jug të Ukrainës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusia tha të mërkurën se forcat e saj morën nën kontroll Khersonin, qytetin e parë më të madh në jug, ndërsa luftimet u ndezën gjithandej Ukrainës dhe vendet perëndimore po shtrëngojnë lakun ekonomik rreth Rusisë. Më shumë se gjysmë milioni ukrainas janë larguar nga vendi që kur presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi një sulm të plotë mbi fqinjin e tij jugor të enjten e kaluar. Bombardimet ruse mbi qytetet e Ukrainës vazhduan, ndërsa videot e postuara në mediat sociale, tregojnë ndërtesa të dëmtuara rëndë rreth qytetit të dytë, Kharkiv.

“Ndërsa ai (Vladimir Putin) mund të bëjë përparim në fushën e betejës, do të paguajë një çmim të lartë të vazhdueshëm në planin afatgjatë”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në fjalimin e tij për gjendjen e kombit. Duke shmangur tekstin e përgatitur, presidenti Biden shtoi se “ai nuk e ka idenë se çfarë po vjen”. Por, presidenti nuk dha më shumë hollësi.

Sulmet po përballen me rezistencë të ashpër nga forcat ukrainase dhe një autokolonë ushtarake ruse e gjatë me kilometra të tëra në veri të Kievit, ka bërë pak përparim drejt kryeqytetit.

Në një paraqitje të mërkurën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha se rreth 6,000 ushtarë rusë janë vrarë në gjashtë ditët e para të agresionit të Moskës dhe se Kremlini nuk do të jetë të gjendje të pushtojë vendin e tij me bomba dhe sulme ajrore.

Një zëdhënës i ministrisë ruse të Mbrojtjes, tha se forcat ruse kanë marrë nën kontroll Khersonin, një qytet me gati një çerek milionë banorë në veri të Krimesë, gadishullit të aneksuar nga Rusia në vitin 2014. I vendosur strategjikisht në lumin Dnjepër, kryeqyteti i provincës është qyteti më i madh që ra në duart e forcave ruse deri më tani.

Një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se Rusia nuk e kontrollon Khersonin dhe se luftimet në rrugë po zhvillohen në portin jugor, i cili ndodhet në daljen e lumit Dnjepër në Detin e Zi.

“Qyteti nuk ka rënë, pala jonë vazhdon të mbrohet,” tha këshilltari, Oleksiy Arestovych.

Qyteti juglindor i Mariupolit është nën bombardime intensive që nga e marta vonë dhe nuk ishte në gjendje të evakuojë të plagosurit, sipas kryebashkiakut të tij.

Një zyrtar i lartë amerikan i Mbrojtjes, tha të martën se përparimi i forcave ruse në Kiev ka ngecur, për shkak të problemeve logjistike, duke përfshirë mungesën e ushqimit dhe karburantit dhe disa njësi duket se kanë moral të ulët./VOA/

Etiketa: forcatjugKhersonitkontrollqytetiRuseukraina

Lajme të lidhura

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26
Para
SHBA ndihmon përsëri Ukrainën, dërgon qindra raketa anti-ajrore

SHBA ndihmon përsëri Ukrainën, dërgon qindra raketa anti-ajrore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi
Aktualitet

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26

Sot nis edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës, një prej aktiviteteve më të rëndësishme sportive në kryeqytet, ku do...

Lexo më shumë
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi i së dielës, 15 nëntor 2026 – Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

07:40 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com