GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Ford planifikon prodhimin e një SUV-i elektrik me 7 ulëse

15:24 - 08/05/23
në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Ford planifikon prodhimin e një SUV-i elektrik me 7 ulëse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tregu i veturave të pasagjerëve në SHBA dominohet nga SUV-të dhe varieteti me tre rreshta është një pjesë e madhe e këtij tregu.Ndërsa veturat elektrike po fillojnë ngadalë të hyjnë në çdo segment, tregu i veturave elektrike me 7 ulëse udhëhiqet nga Tesla.

Dhe përveçse VinFast dhe Kia, Ford po i kushton vëmendje kësaj industrie. Në pamje të parë, Ford po kalon një periudhë të mirë – F-150 Lightning po arrin shifra të mëdha në shitje, ndërsa Mustang Mach-E është kthyer në prodhim me volum të plotë pas përmirësimit të objektit ku kjo veturë prodhohet, përcjell Telegrafi.

Veturat komerciale Ford me E-Transit vazhdojnë gjithashtu të kenë shifra mjaft të mira të shitjes, në ardhje janë edhe më shumë modele, dhe megjithatë divizioni veturave elektrike i kompanisë humbi 700 milionë dollarë vetëm në tre muajt e parë të këtij viti.

Ford parasheh “humbjen” e 3 miliardë dollarëve këtë vit, kjo pasi gjiganti amerikan do të investojë në gjeneratën e dytë të veturave të saj elektrike.

Prodhimi i një SUV-je elektrike me 3 rreshta nga ana e Ford do të kishte shumë kuptim, kompania e di atë dhe tashmë është duke punuar mbi një të tillë sipas Jim Farley, drejtor ekzektutiv i Ford.

Farley beson se brenda 2 viteve të ardhshme, do të ketë të paktën 45 vetura të ndryshme në kategorinë SUV elektrike me 5 ulëse.

Ford planifikon të ketë një SUV me 3 rreshta me 7 ulëse që do të jetë më i madh se Ford Mustang Mach-E pasi shpreson të hidhet në një segment të pashfrytëzuar.

Por cilat kompani të tjera e synojnë atë semgent?

Momentalisht janë veturat Volvo EX90, Kia EV9 e Hyundai Ioniq 7, vetura në ardhje, dhe sigurisht që është edhe Tesla me veturat e saj Model X dhe Model Y. Pastaj është edhe VinFast që sjell VF9 dhe Honda po përgatit një SUV më të madh bazuar në platformën e saj të veturave elektrike.

Por cili do të jetë modeli që do të bëhet me 7 ulëse? A do të jetë Explorer apo Ford do ta elektrizojë modelin Expedition? Explorer veçse do të lansohet, me versionin shumë më të vogël evropian që do të dalë në shitje së shpejti.

Expedition do të ishte një zgjedhje e lehtë, por duke e ditur se Ford do të mbajë një event special për investitorët e saj në fund të majit, aty do të diskutohet më në detaje për SUV-në e re me 7 ulëse, e gjithashtu edhe për veturat e reja komerciale, teksa nga Arena EV shkruajnë se mezi presin që të mësojnë më shumë nga ky event.

Etiketa: Fordsedilje

Lajme të lidhura

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën
Aktualitet

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

17:45 - 25/12/25
Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes
Aktualitet

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes

18:30 - 03/12/25
Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Para
Vodhi lekët e pensioneve dhe u zhduk, shpallet në kërkim punonjësi i Postës Shqiptare në Peshkopi

Dhunuan përgjegjësin e Kadastrës në Mat, arrestohen babë e bir

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com