GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Formacioni më i mirë i Serie A

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Formacioni më i mirë i Serie A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Viti 2023 po mbyllet, por cila është top 11 e Seria A, bazuar në vitin kalendarik?

Megjithëse duket pak e vështirë përzgjedhja e 11 lojtarëve më të mirë, duket se dy emra që kanë dhuruar performancën më të mirë janë Victor Osimhen dhe Lautaro Martinez.

Për atë që ka bërë në këtë pjesë të parë të kampionatit 2023-2024, mund të zgjedhim Yann Sommer, portierin e Interit që ka thyer tashmë një sërë rekordesh dhe që ka pësuar shumë pak gola, si më të mirën e vitit kalendarik 2023 në kampionatin italian.

Mbrojtja e nivelit të lartë me skemën 4-3-3. Në krahun e djathtë gjejmë kapitenin e Napolit, kampion i Italisë, Giovanni Di Lorenzo, i cili prej vitesh luan shkëlqyeshëm.

Dy qendërmbrojtëse të besueshëm si pak të tjerë të formuar nga braziliani i Juventusit, Danilo dhe koreani Kim, i cili u transferuan te Bayern Munich në verë.

Në krahun e majtë Federico Dimarco, i preferuar para Theo Hernandez. Mbrojtësit e krahut janë dy nga tre italianët në formacion.

Mesfusha është e përbërë nga tre lojtarë nga tre ekipe të ndryshme. Jo vetëm për golat, por për një sërë paraqitjesh të shkëlqyera duhet të përfshihet edhe Hakan Calhanoglu, mesfushori i Interit.

Me turkun janë sllovaku Lobotka, lojtar kyç i Napolit të Spallettit dhe francezi Adrien Rabiot i Juventusit.

Treshe e nivelit më të lartë në sulm. Nuk mund të mos përfshihej Victor Osimhen, golashënuesi më i mirë i kampionatit të kaluar, sulmues i pamëshirshëm, njëkohësisht fitues i Topit të Artë Afrikan.

Dhe padyshim që nuk mund të mungojë as Lautaro Martinez. Argjentinasi ka shënuar shumë gola vitin e kaluar dhe është golashënuesi më i mirë në këtë kampionat.

Megjithatë, në treshe me ta, nuk është as Kvaratskhelia, lojtari më i mirë i vitit fitues të Napolit dhe as Leao. Por Domenico Berardi, një sulmues i Sassuolos që duket se premton shumë.

Top 11 e Serisë A në 2023 (4-3-3): Sommer; Di Lorenzo, Danilo, Kim, Dimarco; Calhanoglu, Lobotka, Rabiot; Berardi, Osimhen, Lautaro.

Etiketa: formacioniSeria Atop11

Lajme të lidhura

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë
Breaking Views

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore
Breaking Views

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26
Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac
Sport

Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

15:27 - 13/11/26
Para
“SPAK më preu në besë”, Qyno: Ja si më mbajti peng Prokurori…

Gazetari Qyno u mbajt peng në SPAK, avokatët: Prokurori nën hetim po heton veten

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com