GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Formimi i qeverisë së re në Malin e Zi, Abazoviç takohet me Gjukanoviçin

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Formimi i qeverisë së re në Malin e Zi, Abazoviç takohet me Gjukanoviçin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Javën e kaluar është shkarkuar kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiç, i cili humbi besimin edhe të partnerëve të koalicionit që tashmë kanë nisur negociatat me partitë e tjera parlamentare për të formuar një qeveri të re. Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq dhe drejtori ekzekutiv i partisë, Zoran Mikiq, biseduan me një sërë partish parlamentare për formimin e një “qeverisë evropiane”, të cilën e prezantuan si një nga modelet më të mira për tejkalimin e krizës politike në Mali i Zi.

Lëvizja bën me dije se të enjten, ndër të tjera, është organizuar një takim me përfaqësues të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Milo Gjukanoviçin, të cilët, siç thonë ata,

“Paraprakisht i kanë dhënë mbështetje qeverisë evropiane, por që nuk do të jenë pjesë e kabinetit qeveritar. Takimi është mbajtur në ndërtesën e Presidencës, me Milo Gjukanoviçin, Danijel Zhivkoviçin dhe Ivan Vukoviqin, të cilëve u janë prezantuar prioritetet e qeverisë evropiane” – thuhet në komunikatën e URA-s.

Takime u zhvilluan edhe me partitë e tjera parlamentare duke përfshirë edhe përfaqësuesit politikë shqiptarë Fatmir Xheka dhe Nik Gjeloshajn. Theksojmë se zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Abazoviç kishte deklaruar se së shpejti do të krijohet qeveria e re, e cila si prioritetet do të ketë luftimin e krimit dhe korrupsionit si dhe rrugën euro-atlantike.

Krivokapiç u shkarkua gjatë javës së kaluar pas shumë mosmarrëveshjeve me partnerët e koalicionit rreth rrugëtimit evropian ndërsa kishte shkaktuar edhe incidente diplomatike. Ndryshe, disa parti minoritare si dhe presidenti malazez, Gjukanoviç kanë pohuar se një prej kandidatëve të mundshëm për të qenë në krye të qeverisë është edhe Abazoviç, i cili ditë më parë kishte deklaruar se nuk i ik përgjegjësive edhe më të mëdha nëse i besohen.

Etiketa: AbazaovicFormimiGjukanoviçKryesore1Mali Ziqeveria

Lajme të lidhura

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Kosovë & Rajon

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

14:58 - 06/11/26
Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve
Breaking Views

Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve

22:30 - 05/11/26
“Dua t’ju shtrëngoj dorën dhe t’ju përqafoj të gjithëve”/ Mesazhi i Thaçit nga Haga: Do të dal i pastër nga ky proces
Breaking Views

“Dua t’ju shtrëngoj dorën dhe t’ju përqafoj të gjithëve”/ Mesazhi i Thaçit nga Haga: Do të dal i pastër nga ky proces

19:48 - 05/11/26
Para
Drejtonte i vetëm makinën, 12-vjeçari ndërron jetë pas aksidentit

Drejtonte i vetëm makinën, 12-vjeçari ndërron jetë pas aksidentit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat/ Ish i burgosuri politik bjellorus nga regjimi i Lukashenkos, mesazh studentëve shqiptarë: Sakrifikoni për liri, ia vlen!
Aktualitet

Protestat/ Ish i burgosuri politik bjellorus nga regjimi i Lukashenkos, mesazh studentëve shqiptarë: Sakrifikoni për liri, ia vlen!

17:45 - 06/11/26

Paval Sieviaryniec, dissidenti i njohur dhe ish i burgosuri politik bjellorus nga regjimi i Lukashenkos, ka reaguar lidhur me protestat...

Lexo më shumë
U arrestua për vrasjen e dyfishtë në Greqi/ Nikolin Pali kërkohej edhe nga Interpol Tirana, në pranga dhe partnerja 41-vjeçare

U arrestua për vrasjen e dyfishtë në Greqi/ Nikolin Pali kërkohej edhe nga Interpol Tirana, në pranga dhe partnerja 41-vjeçare

17:30 - 06/11/26
Itali/ Vrau nënën e tij me thikë, 21-vjeçari shqiptar shtrohet në psikiatri

Itali/ Vrau nënën e tij me thikë, 21-vjeçari shqiptar shtrohet në psikiatri

17:15 - 06/11/26
Kategoria e Parë/ Java e 10-të luhet të shtunën dhe të dielën, programi i ndeshjeve

Kategoria e Parë/ Java e 10-të luhet të shtunën dhe të dielën, programi i ndeshjeve

17:07 - 06/11/26
Paketa fiskale 2027/ Bizneset gjermane kundërshtojnë ndryshimet e taksave: Rriten kostot dhe rrezikohen investimet në Shqipëri

Paketa fiskale 2027/ Bizneset gjermane kundërshtojnë ndryshimet e taksave: Rriten kostot dhe rrezikohen investimet në Shqipëri

16:42 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com