GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Formula/ 85 lekë një votë, zbulohet sa para do të përfitojnë partitë që garuan më 25 prill! Por, cilat subjekte nuk do marrin asnjë lek

në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Zjarri në “Rezervat e Shtetit”, reagon KQZ: Materialet për zgjedhjet e 25 prillit janë të ruajtura në ambjent tjetër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partitë që morën pjesë në zgjedhjet e 25 prillit do të marrin 85 lekë të reja për çdo votë të vlefshme që kanë çuar në kutinë e tyre dyfish më shumë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017.

Kjo për shkak të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor që u bënë një vit më parë me konsensusin e të gjitha palëve. Në bazë të nenit 180 pika 4 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar, në zgjedhjet e para pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, fondi nga Buxheti i Shtetit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhje përcaktohet se do të jetë 2 herë më i madh, se fondi i alokuar për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi do të miratojë të hënën që vjen shumën që do të përfitojë çdo parti politike që mori pjesë në këto zgjedhje, ndërsa formula do jetë si më poshtë. “Fondi i vënë në dispozicion në vitin zgjedhor 2017 ishte 65,000,000 lekë, pra rrjedhimisht u caktua që për vitin zgjedhor 2021 fondi i përgjithshëm i miratuar të ishte 130,000,000 lekë. Pjesëtimi i fondit të përgjithshëm të miratuar me numrin në total të votave të vlefshme të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje, që kanë marrë jo më pak se 1 për qind të votave të vlefshme në shkallë vendi, sjell si rezultat vlerën në para të një vote të vlefshme. 130,000,000 (njëqind e tridhjetë milionë) lekë / 1,533,334 (një milion e pesëqind e tridhjetë e tre e treqind e tridhjetë e katër) vota = 84,78 ( H” 85) lekë”, thuhet në projektvendimin e kryekomisionerit.

SA PËRFITOJNË

Partia Socialiste, si partia që siguroi më shumë vota në zgjedhjet e 25 prillit, do të jetë edhe subjekti që do të marrë edhe pjesën më të madhe të fondit që do të shpërndajë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Rreth tre muaj më parë, në zgjedhjet parlamentare Partia Socialiste që mori për herë të tretë mandatin për të qeverisur vendin, çoi në kutitë e saj 768134 vota. Për të nxjerrë shumën që do të përfitojë PSja, numri i votave shumëzohet me 85 lekë, sa është përllogaritur një votë. Sipas përllogaritjes me këtë formulë, maxhoranca do të çojë në arkën e partisë rreth 65 milionë lekë të reja ose e thënë ndryshe 650 milionë lekë të vjetër. Ndërkohë, partia e dytë që do të përfitojë më shumë lekë nga fondi që do shpërndajë KQZ-ja është Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim. PD-ja mori 622187 vota në zgjedhjet e 25 prillit. Të shumëzuara më 85 lekë për çdo votë të vlefshme, PD-ja çon në arkat e partisë së saj 52 milionë lekë të reja ose 520 milionë lekë. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim mori 107.538 vota, të cilat përkthehen në 9 milionë lekë ose thënë ndryshe 90 milionë lekë të vjetër. Në borderonë e KQZ-së për të marrë pjesën e saj nga zgjedhjet është edhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, e cila mori 3 mandate deputetësh në zgjedhjet e fundit. PSD-ja mori gjithsej 35475 vota që përkthehen në të ardhura në 3 milionë lekë të reja afërsisht, ose e thënë ndryshe 30 milionë lekë të vjetër.

ALEATËT

Ndryshimet e Kodit zgjedhor që u miratuan pa konsensusin e opozitës në tetor të vitit 2020 duket se i kanë dhënë një “shkelm” drejt greminës partive të vogla që garuan në një listë me Partinë Demokratike. Bazuar edhe në projektvendimin që ka publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, asnjë nga partitë aleate që ishin në një koalicion me PD-në nuk do të përfitojnë të ardhura. Gazeta “Panorama” mëson se në KQZ kjo çështje diskutohet prej tri javësh dhe ende nuk ka një dakordësi në unanime në leximin e kodit. Burimet bëjnë me dije për gazetën “Panorama” se, vendimi përfundimtar pritet të jetë që partitë e koalicionit që kanë garuar në një listë të mos përfitojnë fond nga KQZ-ja. Ndërkohë nga ana tjetër, janë përfaqësuesit e partive të vogla që pohojnë se nëse vendimi do të jetë i tillë, do ta ankimojnë. Shpërndarja e parave duket se do të jetë edhe një tjetër sprovë mes PD-së dhe aleatëve të saj. Gjatë një seance pak kohë më parë në Gjykatën Kushtetuese, ku ishte përfaqësuesi ligjor i të gjitha partive aleate të PD-së, u pyet nëse brenda koalicionit kishte një marrëveshje ekonomike për shpërndarjen e fondeve. Mbetet të shihet se si do të jetë vendimi i partisë kryesore, nëse partitë e vogla nuk do të përfitojnë para, a do të ketë shpërndarje fondesh nga PD-ja për aleatët.

FONDET PËR PARTITË

Partia Socialdemokrate (PSD) 35475 vota X 85 lekë= 3.015.375 lekë 2. Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) 107538 vota X 85 lekë= 9.140.730 lekë 3. Partia Demokratike (PD-AN) 622.187 vota X 85 lekë= 52.885.895 lekë 4. Partia Socialiste (PS) 768.134 vota X 85 Lekë= 65.291.390 lekë

Projektvendimi/formula

Në bazë të nenit 180 pika 4 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar, në zgjedhjet e para pas hyrjes në fuqi të këtij ligji fondi nga Buxheti i Shtetit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhje përcaktohet se do të jetë 2 herë më i madh se fondi i alokuar për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017. Fondi i vënë në dispozicion në vitin zgjedhor 2017 ishte 65,000,000 lekë, pra rrjedhimisht u caktua që për vitin zgjedhor 2021 fondi i përgjithshëm i miratuar të ishte 130,000,000 lekë.

Pjesëtimi i fondit të përgjithshëm të miratuar me numrin në total të votave të vlefshme të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje që kanë marrë jo më pak se 1 për qind të votave të vlefshme në shkallë vendi, sjell si rezultat vlerën në para të një vote të vlefshme 130,000,000 (njëqind e tridhjetë milionë) lekë / 1,533,334 (një milion e pesëqind e tridhjetë e tre e treqind e tridhjetë e katër) vota = 84,78 ( H” 85) lekë/Panorama.com.al

Lajme të lidhura

Dështimi i qeverisë me fondet e Bashkimit Europian, 5 miliardë lekë hiqen nga buxheti
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me fondet e Bashkimit Europian, 5 miliardë lekë hiqen nga buxheti

09:08 - 07/07/26
38 ditë revoltë! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre: Në shesh deri në largimin e Ramës
Aktualitet

38 ditë revoltë! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre: Në shesh deri në largimin e Ramës

08:05 - 07/07/26
Protestuesit shkojnë te drejtoria e Policisë së Shtetit, thirrje në kor: Mos e shisni Shqipërinë për 600 mijë lekë
Breaking Views

Protestuesit shkojnë te drejtoria e Policisë së Shtetit, thirrje në kor: Mos e shisni Shqipërinë për 600 mijë lekë

22:27 - 06/07/26
Para
8 muaj pas vdekjes së 20-vjeçares që ndërroi jetë pas lindjes, pezullohen nga detyra dy mjekë në Gjirokastër

8 muaj pas vdekjes së 20-vjeçares që ndërroi jetë pas lindjes, pezullohen nga detyra dy mjekë në Gjirokastër

TË FUNDIT

Dështimi i qeverisë me fondet e Bashkimit Europian, 5 miliardë lekë hiqen nga buxheti
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me fondet e Bashkimit Europian, 5 miliardë lekë hiqen nga buxheti

09:08 - 07/07/26

Qeveria ka shkurtuar ndjeshëm fondet e parashikuara nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian nëpërmjet aktit normativ të qershorit 2026....

Lexo më shumë
Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares dhe përmend sukseset: Para meje Portugalia nuk kishe fituar asgjë

Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares dhe përmend sukseset: Para meje Portugalia nuk kishe fituar asgjë

09:07 - 07/07/26
Gjyqi në themel për Veliajn, GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve

GJKKO zhvillon sot seancën ndaj Veliajt, kryebashkiaku refuzon kafazin e qelqtë

08:50 - 07/07/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:14 - 07/07/26
Skandal në Fier/ Tre adoleshente dhunojnë dhe filmojnë bashkëmoshataren e tyre

Skandal në Fier/ Tre adoleshente dhunojnë dhe filmojnë bashkëmoshataren e tyre

08:11 - 07/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com