GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Forumi Ekonomik Botëror, mes frikës nga kriza ekonomike dhe klimatike

08:13 - 24/05/22
në Botë, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Forumi Ekonomik Botëror, mes frikës nga kriza ekonomike dhe klimatike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lufta e Ukrainës ka pasoja dramatike për ekonominë botërore dhe nuk është çudi që ajo është edhe tema dominuese në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Në Davos të Zvicrës filloi takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror (WEF). 2.500 pjesëmarrës nga politika, biznesi dhe shoqëria do të diskutojnë për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare. Takimi zhvillohet tradicionalisht në mes të janarit, por u shty për shkak të pandemisë së koronës – e tani gjendet tani nën trysninë e luftës së agresionit rus në Ukrainë dhe pasojave të tij në mbarë botën.

Në fillim të takimit Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Børge Brende, bëri thirrje në “Süddeutsche Zeitung” për një plan Marshall për rindërtimin e Ukrainës. Forumi, i cili vazhdon deri të enjten, u hap me një fjalim të presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cili u lidh përmes videos. Në të Zelenski bëri thirrje për “sanksione maksimale” kundër Rusisë, për shembull një embargo për burimet ruse të energjisë.

Paralajmërim për recesionin global

Ndër çështjet e tjera që trajtohen në këtë forum janë edhe ato që kanë të bëjnë me furnizimin ndërkombëtar me energji dhe balanca midis fitimit ekonomik dhe drejtësisë sociale. Ministri federal gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, tha në fjalën e tij në Davos se sheh katër kriza të ndërlidhura me njëra-tjetrën: inflacion i lartë në shumë vende, kriza energjetike, mungesa e ushqimeve dhe kriza klimatike. “Ne nuk mund t’i zgjidhim problemet nëse fokusohemi vetëm në njërin nga problemet”, paralajmëroi Habeck. “Por nëse nuk zgjidhet asnjëri nga problemet, atëherë jam vërtet i shqetësuar se po kalojmë në një recesion global” – tha ai.

Njërecesion i tillë do të kishte efekte serioze jo vetëm për mbrojtjen e klimës, por edhe për stabilitetin global në tërësi, vazhdoi Habeck. Megjithatë, nëse çdo vend kujdeset vetëm për veten, kjo do ta përkeqësojë krizën. “Ne duhet t’i mbajmë tregjet hapur”, tha ministri i gjerman i Ekonomisë.

Sipas Habeck duhet të ndryshojnë në të njëjtën kohë edhe rregullat e tregjeve. Nuk bëhet fjalë për de-globalizim, por për më shumë bashkëpunim dhe solidaritet, tha Habeck në Davos.

Oxfam bën thirrje për taksa më të larta për të pasuri

Për shkak të rritjes së pabarazisë kudo në botë organizata e zhvillimit Oxfam bëri thirrje në fillim të Forumit Ekonomik Botëror për një taksim më të madh të kompanive si dhe të miliarderëve.

“Është e papranueshme që korporatat dhe miliarderët pas tyre po nxjerrin fitime rekord, ndërkohë që miliona vetë detyrohen të mos hanë një vakt, të fikin ngrohjen, të mos kenë mundësi të paguajnë faturat e tyre dhe të pyesin se çfarë të bëjnë për të mbijetuar”, tha zëdhënësi i Oxfam, Manuel Schmitt.

Sipas Oxfam qeveritë duhet të marrin urgjentisht kundërmasa dhe të taksojnë korporatat dhe super të pasurit. Schmitt kërkoi që në Gjermani duhet të rifutet sërish tatimi mbi pasurinë si dhe të vendoset një taksë njëherëshe për ata që kanë pasuri shumë të mëdha si dhe një taksë mbi fitimin për korporatat. Sipas Oxfam-it më të pasurit në botë janë pasuruar edhe më shumë që nga fillimi i pandemisë korona dhe pasuria e miliarderëve është rritur me 42 për qind./DW/

Etiketa: klimakrize

Lajme të lidhura

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha
Botë

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

20:42 - 18/03/26
Edhe drejtoresha e Inteligjencës kundër Trump: Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim
Botë

Edhe drejtoresha e Inteligjencës kundër Trump: Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim

19:40 - 18/03/26
“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti
Breaking Views

“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti

19:25 - 18/03/26
Para
Sot “mundësia” e fundit, PS-PD asnjë dakordësi për Presidentin

Sot “mundësia” e fundit, PS-PD asnjë dakordësi për Presidentin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen
Breaking Views

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26

Barcelona ka marrë një fitore spektakolare në ‘Camp Nou’ duke mundur 7-2 Newcastle në ndeshjen e kthimit të fazës së...

Lexo më shumë
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

20:42 - 18/03/26
“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

20:33 - 18/03/26
Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës

Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës

20:15 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com