GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Forumi i Kryeprokurorëve/ Dumani: Asnjë vend nuk i bën ballë krimit vetëm, duhen hetime të përbashkëta

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Forumi i Kryeprokurorëve/ Dumani: Asnjë vend nuk i bën ballë krimit vetëm, duhen hetime të përbashkëta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka mbajtur fjalën e tij në Forumin Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor. Dumani tha se asnjë vend i rajonit nuk mund t’i bëjë ballë fenomeneve të krimit vetëm, ndërsa shtoi se për t’i shpërbërë këto struktura duhet vepruar me vendosmëri.

“Ne nuk na bashkon vetëm gjeografia, por edhe përkushtimi i përbashkët për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Asnjë vend i rajonit nuk mundet t’i bëjë ballë këtyre fenomeneve i vetëm. Grupet apo organizatat kriminale janë të ndërlidhura, operacionet transaksionale dhe rrjetet e tyre janë të shtrirë kudo. Një hetim që nis në një vend na çon drejt fakteve të dyshuarve, apo lëvizjes së parave në një vend tjetër. Për t’i shpërbërë këto struktura na duhet të veprojmë me vendosmëri jo vetëm bredna territoreve respektive, por edhe në mënyrë kolektive si pjesë e rajonit”, tha Dumani.

Sipas tij, kjo do të thotë më shumë hetime të përbashkëta, ndarje më e shpejtë e informacionit, besim i ndërsjelltë mes prokurorëve dhe një vizion i qartë “që gjeografia nuk e pengon, por e ndihmon bashkëpunimin”.

Kryeprokurori i Posaçëm foli më tej edhe për bashkëpunimin me Eurojust, i cili sipas tij i ka ndihmuar të kapërcejnë pengesat e bashkëpunimit ndërkombëtar. Dumani tha se ky bashkëpunim me Eurojust ka dhënë rezultate të prekshme.

“Eurojust është një nyje strategjike që na ka ndihmuar të kapërcejmë pengesat frenuese të bashkëpunimit ndërkombëtar. Për SPAK-un, bashkëpunimi ka dhënë rezultate të prekshme. Në raportin e Eurojust, SPAK është prokuroria me numrin më të lartë të çështjeve në Eurojust nga vendet jo anëtare të BE-së. Nga muaji Janar-Maj 2025 SPAK ka marrë pjesë në dhjetë nga mbledhjet e koordinuara të Eurojust. Aktualisht SPAK ka 23 skuadra të përbashkëta hetimore me vendet e BE-së, por edhe me vende të rajonit si dhe një skuadër me një vend të Amerikës Latine”, shtoi Dumani.

Në këtë forum kanë marrë pjesë edhe prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, si dhe presidenti i Eurojust Michael Schmid.

Etiketa: bashkepunimDumanikrimi

Lajme të lidhura

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi
Aktualitet

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Ambasadori i BE ‘shuplakë’ Ramës: Krimi po përdor institucionet për të zgjeruar ndikimin e tyre

Ambasadori i BE ‘shuplakë’ Ramës: Krimi po përdor institucionet për të zgjeruar ndikimin e tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez
Breaking Views

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26

Me ftesë të Presidentit Macron Kryeministri Rama merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, një platformë ndërkombëtare që këtë...

Lexo më shumë
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

19:06 - 09/11/26
Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

18:44 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com