GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

FOTO/ Atentati me porosi nga Dubai? Ky është personi i ndaluar për vrasjen e Rustem Hoxhajt

10:47 - 30/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
FOTO/ Atentati me porosi nga Dubai? Ky është personi i ndaluar për vrasjen e Rustem Hoxhajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Personi që shihni në fotot e mësipërme është Eris Mehmetaj, i cili u ndalua ditën e djeshme në Tiranë, në lidhje me atentatin e regjistruar mëngjesin e të dielës në Vlorë, ku u ekzekutua Rustem Hoxhaj.  Ai është me origjinë nga Tropoja, teksa njihet dhe si mik i Roan Brahimit alias Sidorel Prendit, i ekzekutuar në Maj të vitit të kaluar në Athinë, i cili strehohej në Dubai.

Eris Mehmetaj është ndaluar nga uniformat blu, pas identifikimit nga Policia e Vlorës të automjetit me të cilin ka lëvizur vrasësi ditën e krimit. Nga hetimi ka rezultuar se Mehmetaj ia ka dhënë automjetin para krimit autorit, teksa mjetit më pas i ishin ndërruar edhe targat.

Eris Mehmetaj i është sekuestruar edhe celulari, nga i cili grupi hetimor beson se do të marrë të dhëna që mund ta ndihmojnë për zbardhjen e vrasjes së Rustem Hoxhajt.

Grupi hetimor dyshon se vrasja e 58-vjeçarit është porositur nga Dubai, nga një grup kriminal nga Vlora, nën dyshimet se ai mund të ketë qenë informator për grupin kundërshtar.

Eris Mehmetaj në rrjetet sociale reklamon një jetë luksi, ku pjesën më të madhe të kohës, duket se e kalon nga Dubai, nga ku ka publikuar edhe foton e fundit më 4 Mars.

  

Autori i vrasjes së Rustem Hoxhajt dyshohet se pas krimit është larguar përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë, teksa ky ishte dhe shkaku pse mbrëmjen e djeshme Policia ka ushtruar kontroll në zonën e Ksamilit. Dyshohet se në krim kanë qenë edhe persona të tjerë të përfshirë.

Autori i vrasjes është filmuar nga një kamer sigurie pranë vendit ku ndodhi krimi, ku shfaqet i veshur me të zeza, me kapele në kokë dhe fytyrën të mbuluar me një maskë.

Në foto: Autori i dyshuar i vrasjes së Renato Hoxhajt

Rustem Hoxhaj punonte si roje, teksa u ekzekutua pranë banesës së tij, kur po kthehej në orët e para të mëngjesit të së dielës. Mbi Renato Hoxhajn autori qëlloi katër herë me armë zjarri pistoletë, ku 58-vjeçari mori dy plumba në trup dhe dy në kokë. Nga hetimet paraprake dyshohet se autori ka hyrë nga një rrugicë pas pallatit ku 58-vjeçari punonte, duke i dalë këtij të fundit përballë dhe më pas është larguar përsëri në rrugica.

Renato Hoxhaj jetonte i vetëm në shtëpi, teksa prej dy vitesh bashkëjetonte me një grua të komunitetit rom. Ai ishte babai i dy fëmijëve të rritur. Gruaja e tij e parë jetonte në Itali dhe shpesh fëmijët vinin për ta takuar.

Krimet që kanë tronditur Vlorën në muajt e fundit në Vlorë?

Më 18 Dhjetor të vitit të kaluar, pre e një atentati ra 30-vjeçari Kevin Hajrulla, i cili u qëllua me 24 plumba, teksa po udhëtonte me automjetin e tij, tip “Benz”, në një kryqëzim të lagjes “24 Maji”. Ai mbeti i plagosur rëndë, ku iu nënshtrua dhe tre ndërhyrjeve kirurgjikale, por fatmirësisht, ia doli të mbijetonte.

Kevin Hajrulla është kushëriri i Inez Hajrullës, i cili njihet si i forti i Vlorës, që gjithashtu u ka shpëtuar disa atentateve. Inez Hajrulla mori drejtimin e grupit kriminal të Edison Arizajt pas vrasjes së këtij të fundit në Durrës në vitin 2018.

Atentati mbetet ende i pazbardhur, teksa grupi hetimor ka dyshime se ai u tentua të eliminohej për shkak të aktivitetit kriminal të kushëririt të tij, Inez Hajrulla.

Kjo pistë u përforcua edhe për faktin se vetëm pak ditë më vonë, mbrëmjen e 21 Dhjetorit u regjistrua një shpërthim i fortë me tritol me dron në një apartament në katin e 9-të të një pallati.në Tiranë.

Apartamenti ishte marrë me qira nga Elena Arëza, partnerja e Bernard Sinomati dhe dyshohet se të dy ata ndodheshin në banesë në momentin e shpërthimit dhe janë larguar vetëm pak minuta më pas.

Bernard Sinomati është një personazh i krimit të organizuar në Vlorë dhe vëllai i Sokol Sinomatit, teksa iu ka shpëtuar edhe dy herë të tjera sulmeve me tritol dhe armë. Grupi i Sinomatajve njihet për përplasjen me grupin e Inez Hajrullas, por burime bëjnë me dije se deri më tani ky i fundit nuk është marrë në pyetje për t’u pyetur në lidhje me këto dy atentate, pasi sipas sistemit TIMS rezulton jashtë vendit.

Ndërkohë, ka dyshime dhe se dy atentatet e mësipërme mund të kenë lidhje dhe me ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e 7 Janarit, ku Bernard Sinomatit i vranë në Vlorë nipin me snajper (djali i Sokolit), Gëzim Sinomatin, vetëm 23 vjeç, ngjarje ende e pazabardhur. Në momentin kur u qëllua, i riu ndodhej në ballkon duke pirë cigare, teksa brenda apartamentit dyshohej se ndodhej Bernard Sinomati.

Viktima sapo ishte kthyer nga Blegjika, teksa nuk njihej për precedent penal dhe dyshohet se në atë atentat qitësin mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër, pasi mund të kenl dashur të vrasin pikërisht Bernard Sinomatin.

Etiketa: Dubaieris mehmetinga tropojarustem hoxhajVrasje

Lajme të lidhura

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Para
Çfarë parashikojnë profecitë e frikshme të Nostradamusit dhe Baba Vangës pas vdekjes së Papa Françeskut

Rikthehet në funksion marrëveshja, nga nesër largohen kontrollet në kufirin Kosovë-Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25

Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak...

Lexo më shumë
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com