GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

FOTO/ Do vrisnin një anëtar të klaneve të Kotorrit, ja çfarë u gjet në makinën e shqiptarit e armenit

19:19 - 13/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
FOTO/ Do vrisnin një anëtar të klaneve të Kotorrit, ja çfarë u gjet në makinën e shqiptarit e armenit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga policia malazeze me dyshimin se ishte pjesë e një grupi kriminal që do të kryente një vrasje në Budva.

Gjithashtu Policia ka arrestuar një 34-vjeçar armen, të identifikuar si Mnatsakanyan Artyom. Ndërkohë që një person i tretë është shpallur në kërkim.

Mediat malazeze shkruajnë se shqiptari u kap në pikën kufitare të Sukobinit.

Dyshohet se grupi do të kryente vrasjen e një anëtari të klaneve të Kotorrit.

Policia malazeze njoftoi se në një Golf, që udhëtonin të arrestuarit, janë gjetur armë dhe maska.

Patrulla e policisë ka ndjekur “Golfin” që ka hyrë në rrugën Solanska, ndërsa është parkuar në oborrin pas hotelit të papërfunduar.

Më pas ai u ndalua dhe u kontrollua.

“Mbrëmë rreth orës 22:30 në rrugën Slovenska Plaža, policia e Budvës vërejti një automjet VË Polo. Automjeti në fjalë u ndal në një parking, në një rrugë pa rrugëdalje përpara policisë.

Menjëherë pas ndalimit të mjetit, tre persona kanë zbritur befas dhe kanë ikur me vrap. Pjesëtarët e policisë kanë kapur me një person.

Menjëherë janë njoftuar të gjitha njësitet policore në dispozicion që janë dërguar në këtë pjesë të Budvës, së bashku me efektivë të policisë kriminale”, thuhet në njoftim.

Policia ka bllokuar qytetin dhe ka nisur një kërkim intensiv për personat e përmendur.

“Për ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit në Prokurorinë Themelore në Kotorr, i cili së bashku me pjesëtarët e Departamentit të Sigurisë së Budvës kanë kryer hetime në vendngjarje.

Në veturë janë gjetur dy pistoleta “Glock”  me municione, një pistoletë automatike “Scorpion” me silenciator dhe 17 copë fishekë, dy maska silikoni si dhe disa palë doreza dhe rroba për të ndërruar.

Pas konstatimit të identitetit, policia me urdhër të Prokurorisë ka vendosur mbajtjen në arrest të shtetasit armen, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve dhe lëndëve shpërthyese.

“Po ndërmerren veprime të mëtejshme hetimore për të vërtetuar të gjitha rrethanat në të cilat ishte planifikuar vrasja, e cila u parandalua”, përfundon deklarata.

 

Etiketa: ArmetBudvaKryesore1Vrasje

Lajme të lidhura

Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë vrasës të dënuar nga gjykata
Aktualitet

Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë vrasës të dënuar nga gjykata

19:00 - 20/03/26
Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë
Aktualitet

Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë

18:43 - 20/03/26
Itali/ Fund tragjik në punë, 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën
Aktualitet

Itali/ Fund tragjik në punë, 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën

18:05 - 20/03/26
Para
Dokumentet/ Sa kushtoi fushata për promovimin e Shqipërisë turistike

Dokumentet/ Sa kushtoi fushata për promovimin e Shqipërisë turistike

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve
Breaking Views

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

21:18 - 20/03/26

Opozita shqiptare do të mbajë më 22 mars protestën e radhës kombëtare në Tiranë. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”...

Lexo më shumë
Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

21:15 - 20/03/26
Lewandowski flet për duelin ndaj Shqipërisë: Nuk e konsideroj si ndeshjen e fundit…

Lewandowski flet për duelin ndaj Shqipërisë: Nuk e konsideroj si ndeshjen e fundit…

21:10 - 20/03/26
Katër fitore radhazi për Napolin, ekipi i Contes mund Cagliarin dhe parakalon Milanin

Katër fitore radhazi për Napolin, ekipi i Contes mund Cagliarin dhe parakalon Milanin

20:45 - 20/03/26
Lista e Polonisë për Shqipërinë: Lewandowski lider, përfshihet edhe një 17-vjeçar

Lista e Polonisë për Shqipërinë: Lewandowski lider, përfshihet edhe një 17-vjeçar

20:30 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com