GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Foto/ Dora e nxirë e Donald Trump bën xhiron e rrjetit, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të Presidentit amerikan

23:08 - 25/08/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Foto/ Dora e nxirë e Donald Trump bën xhiron e rrjetit, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të Presidentit amerikan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Pamje të reja të dorës së Presidentit amerikan Donald Trump, ku shihet një pjesë e mbuluar me grim, janë bërë virale në rrjetet sociale ditët e fundit. Fotot janë realizuar më 22 gusht gjatë një paraqitjeje në Zyrën Ovale, duke nxitur spekulime të shumta mbi arsyet e përdorimit të make up-it. Këtë të hënë, gjatë takimit me Presidentin e Koresë së Jugut Lee Jae Myung, në fotot zyrtare u vu re edhe një mavijosje në dorën e djathtë të kreut të Shtëpisë së Bardhë. Ky detaj vjen pas deklaratave të muajit korrik, kur Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump ishte diagnostikuar me insuficiencë kronike venoze, një gjendje e zakonshme që lidhet me qarkullimin e gjakut. Zëdhënësja Karoline Leavitt theksoi më 17 korrik se diagnoza erdhi pas analizave të kryera për shkak të ënjtjes së këmbëve dhe shenjave të mavijosjes në dorë. Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Barbabella, e përshkroi gjendjen si “beninje dhe të zakonshme”, duke shtuar se shenjat në dorën e presidentit janë të lidhura me irritime të vogla të indeve si pasojë e shtrëngimeve të shpeshta të duarve dhe përdorimit të aspirines për parandalim kardiovaskular. “Presidenti Trump mbetet në gjendje shumë të mirë shëndetësore,”
 thuhej në memorandumin e publikuar nga Barbabella. Ky nuk është rasti i parë që fotografitë e duarve të Trump nxisin komente në publik. Në muajin shkurt, gjatë vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në Uashington, u vu re një situatë e ngjashme, ndërsa edhe më 27 korrik në Skoci, gjatë takimit me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, fotot treguan shenja të dukshme në dorën e tij. Ekspertët theksojnë se insuficienca kronike venoze është e zakonshme për moshën mbi 70 vjeç dhe se në rastin e Trump nuk ka shenja të problemeve më serioze si tromboza venoze, sëmundje arteriale apo insuficiencë kardiake. Trump, i cili festoi 79-vjetorin më 14 qershor, është presidenti më i vjetër që ka nisur një mandat në historinë e SHBA.

Lajme të lidhura

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Para
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi ditor/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com