GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

(Foto-Emri) Luftë me policinë greke, arrestohet shqiptari – Detajet

10:09 - 30/03/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
(Foto-Emri) Luftë me policinë greke, arrestohet shqiptari  – Detajet

Andon Sinaj

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se në 8 shkurt ka hapur zjarr ndaj efektivë të skuadrës “DIAS” të policisë greke në Athinë. Ngjarja atëherë ndodhi në rrugën Paiania-Makropoulo, ku policia tentoi të ndalonte një automjet por drejtuesi nuk i’u bind urdhrit duke hapur zjarr. Policia u kundërpërgjigj me të shtëna, por nga përplasja nuk pati dëme në njerëz.

Ngjarja në fakt lidhej me tentativën e vjedhjes së kompanisë “ALYKON” në të njëjtën ditë, kompani e cila ishte tentuar të vidhej edhe në 13 janar.

Pas ngjarjes së 8 shkurtit, pranë kompanisë polica gjeti automjetin e shtetasit shqiptar S.Sinaj, 20 vjeç dhe brenda tij patentën e babait të tij, shtetasit Andon Sinaj, 51 vjeç nga Vlora. Pikërisht tek këta shtetas u ngritën dyshimet dhe u zhvilluan hetime.

Andon Sinaj

Pas analizimit të pamjeve filmike, dëshmive dhe hetimeve të tjera të zhvilluara këtë periudhë, u arrit të identifikohej si autor i tentativës së vrasjes së efektivëve të policisë, vjedhjes dhe tentativës së vjedhjes pikërisht 51-vjeçari Andon Sinaj.

Të enjten policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij dhe në një servis makinash që ka në pronësi në Paiania të Athinës.

Gjatë kontrollit të servisit u gjetën 4 kamera që filmonin një rrugë publike, një shkop dhe një xhaketë që rezulton se e kishte veshur gjatë ngjarjes. Në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 5.5 gram marijuanë dhe një kapuç që rezulton se e ka veshur gjatë përplasjes me policinë.

Rrobat e sekuestruara

Gjithashtu sipas hetimeve, në momentin e arrestimit ai mbante veshur rrobat që kishte edhe gjatë përplasjes me policinë.

Andon Sinaj sipas policisë greke, konsiderohet me rrezikshmëri, pasi jo vetëm ka hapur zjarr me pistoletë ndaj policisë, por në të shkuarën ka qëlluar më armë edhe ndaj një personi tjetër pa arritur ta dëmtojë ndërkohë që rezulton i dënuar më parë me 12 vjet burg për çështje droge.

Pas daljes nga burgu ishte urdhëruar deportimi i tij, por rezulton se ai vazhdonte të qëndronte në Greqi pa dokumentacionin e nevojshëm. Gjatë marrjes në pyetje, ai nuk i ka pranuar ngjarjet në kompaninë “ALYKON” dhe përplasjen me armë me policinë greke.

Etiketa: Andon SinajAthineGreqishqiptari ne Greqi

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Vrasja në Spanjë, gjykata detyron shqiptarin të japë kampionin e ADN

Vrasja në Spanjë, gjykata detyron shqiptarin të japë kampionin e ADN

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com