GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

FOTO/ Kaosi me fotot, kush është vrasësi i vërtetë i Nikulajt

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
FOTO/ Kaosi me fotot, kush është vrasësi i vërtetë i Nikulajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekzekutimi i biznesmenit dhe politikanit Ardian Nikulaj në Shëngjin mesditën e 19 prillit ka qenë kryefjala e mediave në 9 ditë e fundit, duke bërë që të krijohet edhe një kakofoni informacionesh dhe imazhesh të shpërndara për publikun në lidhje me identitetin e grupit që mori përsipër vrasjen.

I gjithë kaosi u krijua pasi policia njoftoi zbardhjen e ngjarjes duke deklaruar se në vrasjen e 50-vjeçarit është përfshirë shqiptaro-britaniku Edmond Haxhia, së bashku me portugezin Ruben Saraiva, i cili shkrepin këmbëzën e pistoletës “TT” mbi Nikulajn dhe 4 shtetas britanikë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit.

Ditën e djeshme qarkulloi gjerësisht një foto e mbërritur në numrat e gazetarëve dhe personazhi në të përflitej si vrasësi i Nikulajt.

Foto ishte shkëputur nga video e një individi me emrin Ruben Saraiva, i cili kishte postuar në Facebook një “reels” nga udhëtimi i tij me motor në Greqi dhe dyshimet lindën pasi ekzekutori i ngjarjes në Shëngjin ka dalë nga Shqipëria mbrëmjen e 19 prillit nga dogana e Kapshticës, duke kaluar në këmbë kufirin grek.

Por, Ruben Saraiva për të cilin u tha se ka ekzekutuar biznesmenin Nikulaj nuk ishte “killer” i vërtetë portugez, teksa ai vetë pas komenteve të shumta dhe publikimit të imazheve nga mediat reagoi në Tik Tok, duke sqaruar situatën.

Ai ka ripostuar video nga udhëtimet me motor dhe mbi to u bën apel mediave shqiptare që të fshijnë fotot e tij, duke pretenduar kështu se nuk është i njëjti Ruben Saraiva që akuzohet për vrasjen e Nikulajt.

“U bëj thirrje mediave shqiptare të mos njollosin emrin tim. Ju lutem, çfarë po beni, nuk e di çfarë po thurni atje. Përshëndetje nga Greqia, unë nuk jam një kriminel. Ky është një fake news, nuk kam lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shqipëri. Lajme të rreme, fotot e mia po keqpërdoren nga mediat shqiptare”, shkruhet në postimet e tij.

Ndërkohë, pak orë pas reagimit të këtij shtetasi portugez, është publikuar nga News24 edhe imazhi i plotë dhe më i qartë i “killerit portugez, që përshtatet plotësisht me foton e mjetit të tij të identifikimit që policia publikoi.

Sakaq, mësohet se policia po kryen kërkime në një përrua në fshatin Kakarriq për armën e portugezit. Kërkimet nga RENEA dhe polumbarët po kryhen në vendin ku u gjet motori që u përdor prej Saraivës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Po sot janë bërë kërkime të tjera në banesën e Edmond Haxhisë dhe grupi hetimor ka mbledhur provat që konfirmojnë se Saraiva ka qëndruar në banesën e tij.

Rezulton se pasi ka kryer vrasjen, portugezi ka udhëtuar përreth 15 km dhe ka mbërritur në vendin ku ka hedhur motorin. Më pas ai është larguar drejt Shkodrës dhe ditën tjetër i shoqëruar nga një person ka lëvizur drejt Kapshticës për të udhëtuar drejt Greqisë.

Etiketa: Nikulajtvrasesi

Lajme të lidhura

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa
Aktualitet

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Para
Bordi i Transparencës ndryshon përsëri çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës vazhdon talljen, ul benzinën me 1 lek

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26

Një kapiten shqiptar është arrestuar nga autoritetet portuale greke në Korfuz, pasi dyshohet se drejtonte një traget me numër pasagjerësh...

Lexo më shumë
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26
Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

15:29 - 17/07/26
Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com