Një i ri 29-vjeç u ekzekutua në mesnatë në Fushë Krujë.
Në shënjestër ishte Gentjan Bejtja, person me precedent penal. Plumbat kapën nipin e tij Ramazan Sino, që vdiq. Gjithashtu i plagosur mbeti djali i shënjestrës, Alvi Bejtja.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 në fshatin Larushk, në Krujë.
Autorët kanë qëlluar me armë zjarri, dyshohet tre kallashnikovë, që u gjetën brenda makinës së djegur.
Viktima që ndodhej në oborrin e banesës së kunatit ka humbur jetën, ndërsa i riu është dërguar në spital. Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes.
Discussion about this post