GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Foto/ Posti më i fundit i Loredanës po bën xhiron e rrjetit, shkak bëhet vajza e saj

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Foto/ Posti më i fundit i Loredanës po bën xhiron e rrjetit, shkak bëhet vajza e saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një koment i Hanës ka marrë të gjithë vëmendjen në një nga postimet e Loredanës. Reperja ka publikuar disa foto me një vajzë të vogël bjonde, duke mos e bërë të ditur se kush është dhe çfarë i çfarë i lidh me njëra-tjetrën. Por Hanës nuk i ka pëlqyer aspak ky afrimitet i mamit të saj me një vajzë tjetër. Ajo e ka shprehur hapur xhelozinë dhe ka reaguar publikisht përmes një komenti në foton e publikuar nga Loredana.

Hana ka një llogari në Instagram që menaxhohet nga reperët dhe numëron rreth 360 mijë ndjekës. Po ashtu, ata postojnë shpesh foto e video me vajzën e tyre. Nisur nga kjo nuk është e qartë nëse Hana po e menaxhon vetë profilin e saj duke lënë komente, apo është një nga reperët, pra prindërit e saj, që e kanë lënë këtë koment.

Sa herë që shfaqet Hana në rrjete sociale aq më shumë kuptohet ngjashmëria që ajo ka me Mozzik. Loredana ka publikuar pak kohë më parë një video me të në TikTok ku shihen të dyja duke kënduar një prej këngëve të reperes. “Ndoshta po fillon të më ngjajë?”- pyeti ajo ndjekësit. Por, ata nuk kanë rënë dakord me Loredanën duke shkruar se Hana është si babai i saj, gjë për të cilën bie dakord edhe vetë reperja. “Kurrë. Hana është Mozzik i vogël”– i ka shkruar dikush reperes duke tërhequr vëmendjen e saj. “Përgjithmonë“- i është përgjigjur Loredana, një koment që askush nuk e priste prej saj.

Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit 2018, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre. Megjithëse fillimisht e fshehën shtatzëninë, ata s’mund të fshihnin më gjatë vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin Hana. Një vit më pas ata i dhanë fund lidhjes së tyre. Një ndarje jo shumë miqësore me deklarata e akuza të forta. Megjithatë çifti u bashkua në 2020 duke sjellë një album të përbashkët. Dhe u ndanë sërish në verën e 2021 duke u shprehur se ‘janë dy kokëfortë që nuk bëjnë dot as me njëri-tjetrin dhe as pa njëri-tjetrin.’ Ndonëse janë përfolur për një ribashkim, Loredana tha para disa ditësh se nuk ka komunikim me Mozzik dhe të dy kanë deklaruar se kanë nisur njohje të reja.

 

 

 

Etiketa: HANAkomentLoredanaMozzikpostimVajzavirale

Lajme të lidhura

Modelja nga Mali i Zi “trazon” rajonin, bën shqiponjën dykrenare në skenën e “Miss Universe”
Lajme

Modelja nga Mali i Zi “trazon” rajonin, bën shqiponjën dykrenare në skenën e “Miss Universe”

15:22 - 23/11/26
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Para
Shqipëria “luftë” me zjarret, vatra në Lushnje merr përmasa të mëdha, ja dëmet

Shqipëria “luftë” me zjarret, vatra në Lushnje merr përmasa të mëdha, ja dëmet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë
Aktualitet

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

21:51 - 29/11/26

Të paktën 12 persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së 29 nëntorit në Tiranë. Ministria...

Lexo më shumë
Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

20:48 - 29/11/26
Trajnerët e portierëve/ Hapet procesi i rinovimit të licencës UEFA Goalkeeper B

Trajnerët e portierëve/ Hapet procesi i rinovimit të licencës UEFA Goalkeeper B

20:24 - 29/11/26
184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit

184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit

20:02 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com