GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Foto/ Qeveria firmos vendimin, heroi Anri Kashiku shpallet “Dëshmor i Atdheut”

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Foto/ Qeveria firmos vendimin, heroi Anri Kashiku shpallet “Dëshmor i Atdheut”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak orë pasi kryeministri Edi Rama bëri me dije se 18-vjeçari, Anri Kashiku do të shpallej “Dëshmor i Atdheut”, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zbulon se ka firmosur vendimin. Peleshi ka bërë të ditur se e ka firmosur sot vendimin e Komisionit Qendror të Statusit “Dëshmori i Atdheut” për t’i dhënë statusin “Dëshmor i Atdheut” , Kashikut.

Peleshi ka publikuar edhe një foto të Certifikatës në llogarinë e tij në Facebook. “Akti heroik i Anrit që sakrifikoi jetën e tij për të mbrojtur jetët e të tjerëve e përjetëson atë në memorien tonë si simbol i vetëmohimit.I shpreh ngushëllime familjes së heroit tonë për ndarjen e parakohshme nga jeta,” shkruan ndër të tjera në postim ministri.
Ani Kashiku u mbyt dje në det në tentativë për të shpëtuar vëllain e tij, 15 vjeçar dhe shokun e tij. Ai nuk mundi të dalë nga ujërat e detit pavarësisht se dy të tjerët i nxorri në breg.
Vëllai i 18-vjeçarit, Anri Kashiku rrëfeu për policinë gjithë ngjarjen tronditëse e cila u kthye në një tragjedi. “Shkuam në det me komshiun qe e kam edhe shok dhe me vëllain tim më të madh. Atje kemi edhe shokë të tjereë që punojnë tek plazhi, kamarierë dhe te çadrat. Unë dhe shoku im u futëm për tu larë në det. Notin e dimë shumë mire se shkojmë shpesh në plazh dhe kryesisht aty në atë zonë. Ecëm pak thelle sepse aty ne breg ishte deti turbullt. Deti kishte shumë dallgë. Shkuam disa metra larg, por kur po ktheheshim dallgët nuk po na lejonin të dilnim, na tërhiqnim në thellësi.

Aty po thërrisnim, ndihmë-ndihmë po s’po na dëgjonte njeri pasi kishte shume ere të fortë. Na pa shoku vëllait që punon te çadrat. Ne ishim në gjëndje të renduar pasi dallgët po na rrëmbenin dhe po pinim shumë ujë pasi na zhysnin. Erdhi Igli, roja me vëllain me shpejtësi dhe mbas tyre edhe një pedalone. Na ngjitën larte në barke dhe pastaj na nxorën në breg.
Ne momentet qe hipëm në barkë, po përmbytej edhe barka dhe me vështirësi kemi dalë në breg nga çka mbaj mend. Ndërkohë vëllai nuk arriti të ngjitej në barkë. Me pas na dërguan në spital. Vone e morëm vesh se ishte mbytur vëllai. Te gjithë dinim shume mire not se jemi banorë të zonës dhe e kemi afër detin. Nuk e di si ka mundësi që vëllai s’ka mundur të dalë në breg. Ne shkojmë thuajse përditë në plazh aty se kemi shokë, Igli qe rri te kulla është shok i vëllait tim po njohim edhe çunat e tjerë që punojnë aty prandaj e frekuentojmë atë vend.” -tha ai.

Lajme të lidhura

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

Inflacioni rëndon xhepat e qytetarëve, por mbush arkën e shtetit me 5.4 miliardë lekë

15:31 - 04/11/26
I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)
Aktualitet

I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)

15:15 - 04/11/26
E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)
Aktualitet

E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)

15:01 - 04/11/26
Para
Radhë kilometrike makinash në Vlorë, pushuesit orë të tëra në trafik

Radhë kilometrike makinash në Vlorë, pushuesit orë të tëra në trafik

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nuk përkulem e nuk shantazhohem”/ Veliaj shpërthen nga burgu: Turp që Kryeministri merret me internime
Breaking Views

“Nuk përkulem e nuk shantazhohem”/ Veliaj shpërthen nga burgu: Turp që Kryeministri merret me internime

19:54 - 04/11/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke shprehur kundërshtimin e tij...

Lexo më shumë
Policët “Shqiponja” para Kryeministrisë me spraj me piper ndaj protestuesve, pasojat i vuajnë edhe vetë efektivët

Policët “Shqiponja” para Kryeministrisë me spraj me piper ndaj protestuesve, pasojat i vuajnë edhe vetë efektivët

19:40 - 04/11/26
“Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Protestuesit bllokojnë furgonin e policisë, efektivët hedhin spraj me piper

“Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Protestuesit bllokojnë furgonin e policisë, efektivët hedhin spraj me piper

19:29 - 04/11/26
Përplasje para Kryeministrisë/ Refuzuan të merrnin fletën e gjobës, shoqërohen Edison Lika dhe Dritan Goxhaj, qytetarët dalin para furgonit të policisë

Përplasje para Kryeministrisë/ Refuzuan të merrnin fletën e gjobës, shoqërohen Edison Lika dhe Dritan Goxhaj, qytetarët dalin para furgonit të policisë

18:58 - 04/11/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!

Inflacioni rëndon xhepat e qytetarëve, por mbush arkën e shtetit me 5.4 miliardë lekë

15:31 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com