GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

FOTO/ Rusët po u fshehin nënave ushtarët e vrarë

07:46 - 24/03/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
FOTO/ Rusët po u fshehin nënave ushtarët e vrarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa ngricat shkrihen dhe temperaturat janë në rritje, trupat e ushtarëve rusë të shpërndarë nëpër zona të ndryshme po kthehen në problem. Vitaly Kim, guvernatori i rajonit, u bëri thirrje banorëve vendas që të ndihmojnë në mbledhjen e kufomave. “Ne nuk jemi kafshë, apo jo?” u shpreh ai drejtuar banorëve.
Mykolaiv ishte ndër kryeqytetet e para rajonale që u sulmuan pasi presidenti rus Vladimir Putin nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Por beteja për qytetin, një gur themeli në kërkimin e Rusisë drejt perëndimit përgjatë bregut të Detit të Zi në Odesa, është ende i ndezur dhe është e paqartë se për sa kohë forcat ukrainase do të jenë në gjendje të shmangin sulmin. Një automjet luftarak rus i djegur, i cili identifikohet edhe nga shkronja Z e vendosur në derën e saj, ndodhej në lindje të qytetit të Mykolaiv më 10 mars. Nga ana tjetër Kim tha se rusët ishin tërhequr dhe kishin lënë trupat e djegur të kolegëve të tyre, pas në fushën e betejës.
Ai i dërgoi CNN fotografi të kufomave të braktisura, duke shkruar: “Ka qindra të tilla, në të gjithë rajonin”. Guvernatori ka bërë thirrje që trupat të vendosen në frigoriferë dhe të kthehen në Rusi për identifikim përmes testit të ADN-së. Por, një muaj pas luftës, është ende e paqartë se si apo nëse eshtrat e ushtarëve po riatdhesohen në Rusi, ku raportet për numrin e të vdekurve janë në heshtje.

Rusia ka goditur çdo informacion në lidhje me realitetet e luftës së përgjakshme, duke kufizuar aksesin në raportet e mediave perëndimore, si dhe rrjetet sociale TWitter dhe Facebook, në territorin rus. Po ashtu edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se numri i trupave ruse të vrarë në Ukrainë mbetet një mister. Zyrtarët ukrainas kanë pohuar se numri është më i lartë nga sa raportohet nga Rusia, në më shumë se 15,000.
Një nga imazhet më të zjarrta dhe të hershme të luftës në Ukrainë ishte e një ushtari rus të vdekur, me fytyrën dhe trupin e tij të errësuar nga pluhuri i borës së re. Fotoja, e shkrepur nga fotoreporteri i Neë York Times, Tyler Hicks, kapi anonimitetin e më shumë se 150,000 rusëve të dërguar për të luftuar fqinjët e tyre dhe ankthin e familjeve ruse të dëshpëruara për të mësuar ndonjë informacion për fatin e tyre. Po ashtu një tjetër foto tregon se bora mbulon trupin e një ushtari rus të vdekur pranë një autostrade jashtë Kharkiv, Ukrainë, një ditë pas fillimit të pushtimit.

Qeveria ukrainase ka pohuar se ushtria ruse dërgoi krematoriume të lëvizshëm për të djegur të vdekurit e tyre. “Populli rus po vdes këtu, askush nuk i merr njerëzit që vdesin në këtë luftë. A e dini se ata kanë sjellë një dhomë djegieje me vete? Ata nuk do t’ua tregojnë kufomat familjeve të tyre. Ata nuk do t’ua tregojnë nënave që fëmijët e tyre vdiqën këtu, “u tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gazetarëve në një konferencë e cila u mbajt më 3 mars.
Ndërkohë Qeveria e Ukrainës tha se është ende në pritje për të marrë një kërkesë nga autoritetet ruse për riatdhesimin e trupave të të vrarëve. Zëvendëskryeministri ukrainas tha se çështja e mbledhjes dhe identifikimit të trupave ishte diskutuar në një takim midis kryeministrit Denys Shmyhal dhe presidentit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer, të enjten. Por KNKK nuk ka konfirmuar nëse po ndihmon Ukrainën në kthimin e mbetjeve ruse në vendin e tyre, gjë që parashikohet nga ligji ndërkombëtar.

Etiketa: fotofshehinkrime lufteKufomanenatpamjepropagandeRusete vrareUkraineushtria ruse

Lajme të lidhura

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak
Botë

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Para
Pse burrat e interpretojnë sjelljen miqësore të grave si flirtim?

Pse burrat e interpretojnë sjelljen miqësore të grave si flirtim?

Discussion about this post

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com