GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

FOTO/ Stuhia e borës në Nju Jork bllokon makinat

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
FOTO/ Stuhia e borës në Nju Jork bllokon makinat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të paktën 28 njerëz kanë vdekur në qytetin e Bufalos, në Nju Jork, ndërsa në 56 ka shkuar numri i përgjithshëm i të vdekurve shkaku i temperaturave të ulëta në Amerikën e Veriut. Një zyrtar shtetëror tha se disa njerëz ishin bllokuar në makina për më shumë se dy ditë gjatë asaj që ishte “ndoshta” stuhia më e keqe e jetës së tyre.

Një stuhi e tillë kaq e madhe nuk është regjistruar asnjëherë më parë. Ajo shtrihet nga Kanadaja deri në Meksikë.

Veprimet e Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, miratoi një deklaratë emergjente që lejon mbështetjen federale për shtetin e Nju Jorkut. “Zemra ime është me ata që humbën të dashurit këtë fundjavë festive”, shkroi ai në Tëitter.

Shteti fqinj, Nju Xhersi, dërgoi gjithashtu shërbime emergjente në shtetin e Nju Jorkut për t’i ofruar ndihmë.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, me origjinë nga Bufalo, e përshkroi stuhinë si “stuhia e shekullit”, e cila, sipas saj, do të hyjë në histori si “stuhia më shkatërruese në Bufalo”.

Ajo tha se shumë automjete të urgjencës nuk kishin mundur të arrinin në zonat më të goditura ose kishin ngecur vetë në borë.

Stuhia

Zyrtarët e shtetit të Nju Jorkut thanë se personeli i urgjencës po shkonte nga makina në makinë për të kërkuar të mbijetuarit e stuhisë.

Një familje me fëmijë të vegjël – nga dy deri në gjashtë vjeç – duhej të priste 11 orë përpara se të shpëtohej në orët e para të ditës së Krishtlindjes.

“Unë në thelb isha thjesht i pashpresë”, tha babai, Zila Santiago, për CBS Neës. Ai tha se ia doli të ruante qetësinë duke luajtur lojëra me fëmijët.

Ndërkohë, pronari i një dyqani të vogël familjar në Bufalo, i cili donte të mbetej anonim, tha se grabitësit hynë në dyqanin e tij në ditën e Krishtlindjes.

Ciklon

“Ata morën gjithçka”, tha ai, i cili tregoi se thirri policinë, por ata i thanë se “ishin shumë të zënë duke shpëtuar të moshuarit”.

Stuhia dimërore e “ciklonit bombardues” – e cila ndodh kur presioni atmosferik bie, duke shkaktuar borë të dendur dhe erëra – ka ndërprerë udhëtimet nëpër SHBA.

Mbi 15 mijë fluturime janë anuluar gjatë ditëve të fundit, duke ua pamundësuar kështu shumë njerëzve që të ktheheshin me kohë në shtëpi për festën e Krishtlindjes.

Stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha, por energjia elektrike është restauruar në pjesën më të madhe të SHBA-së. Më pak se 200 mijë njerëz mbetën pa rrymë gjatë pasdites së të dielës, në krahasim me 1.7 milion që ishin në terr më parë, raporton AP.

Marrë nga REL

Etiketa: boresNju Jorkstuhia

Lajme të lidhura

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Para
AKU tërheq nga tregu suplementin për rënien e flokëve

AKU tërheq nga tregu suplementin për rënien e flokëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

Një sulm i përmasave gjigante kibernetike ka tronditur Francën, pasi hakerët kanë arritur të depërtojnë në sistemet e Maileva-s, kompanisë...

Lexo më shumë
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi i së dielës, 15 nëntor 2026 – Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

07:40 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com