GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

FOTO/ Vdiq në aksident në Nju Jork, shqiptarja ishte shtatzënë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
FOTO/ Vdiq në aksident në Nju Jork, shqiptarja ishte shtatzënë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të së shtunës në Staten Island të New York-ut. 23-vjeçarja me origjinë nga Kosova, Adriana Sylmetaj humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik, ndërsa i plagosur ka mbetur shoferi i mjetit, partneri i saj 30-vjeçari Adem Nikeziç, i cili raportohet po ashtu se ka origjinë shqiptare. Por ky i fundit tani akuzohet për vrasje nga pakujdesia.

Adriana Sylmetaj dhe i dashuri prisnin lindjen e vajzës së tyre të vogël në prill – por të shtunën herët në mëngjes, mjeti i tyre u përplas me një mur. Si pasojë e përplasjes, 23-vjeçarja Sylmetaj ndërroi jetë në vend.

“Ajo u emocionua kur mësoi se do të bëhej nënë. Ishte diçka e re për të. Ajo mezi priste të shihte fëmijën të lindte”,-tha vëllai i saj, Al Sylmetaj për Daily News.

Nikeziç, 30 vjeç, nga Great Kills, pësoi vetëm lëndime të lehta. Mjekët e dërguan atë në Spitalin Universitar të Staten Island North në gjendje të qëndrueshme. Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur. Ai ishte ende i shtruar në spital të dielën dhe pret akuzën në Gjykatën Penale të Staten Island.

Vëllai i Sylmetajt tha se i dashuri i motrës së tij qëndronte i dehur së fundmi, pasi kishte humbur të atin dhe dhimbjen e kalonte me pije. “Kisha këtë ndjenjë se rezultati do të ishte i tillë. Sa herë që e takonim ishte nën ndikimin e pijes – jo se ishte i pakontrollueshëm, por dallohej. Ai gjithmonë më pyeste nëse doja të shkoja të pija me të. Ditëlindja ime sapo kaloi dhe ai po më ftonte të dilnim për të pirë një pije, por unë thjesht thashë jo faleminderit.”

Motra e tij punonte si teknike veterinare, por kishte marrë pushim për t’u përgatitur për mëmësinë.

Të afërmit u mblodhën për të mbajtur zi në shtëpinë e familjes në Dongan Hills të dielën, duke u përqafuar, duke qarë dhe duke u përpjekur të ngushëllojnë nënën e shqetësuar të viktimës. Al Sylmetaj tha se motra e tij u shpërngul disa kohë më parë për të jetuar me të dashurin e saj. Por Nikeziç nuk dukej aq entuziast për t’u bërë prind.

“Unë nuk mendoj se ai ishte gati të kishte një fëmijë. Sikur nuk ishte i përgatitur për të,”- tha Al Sylmetaj.

Më tej, Al është shprehur se të gjithë familjarët kanë vënë re diçka për Nikeziç. Sipas tij ai tentonte t’i manipulonte ose t’i bënte ta pëlqenin.

“Kur ajo më thoshte se ishte e lumtur, se e donte, e besova fjalën e saj (motrës) dhe e pranova. E pyesja shpesh nëse ishte në rregull çdo gjë. Ndoshta nuk ishte diçka reciproke. Dukej sikur ajo e donte më shumë”, tha ai./NYDaily

Etiketa: aksidentKryesore1Nju Jorkshqiptarë

Lajme të lidhura

“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën
Aktualitet

“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

21:36 - 22/10/26
Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve
Aktualitet

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

20:40 - 22/10/26
“Korrupsioni dhe dhuna përshkallëzojnë krizën”/ “The Economist”: Protestat në Shqipëri mund të shënojnë “fillimin e fundit” të Ramës
Aktualitet

“Korrupsioni dhe dhuna përshkallëzojnë krizën”/ “The Economist”: Protestat në Shqipëri mund të shënojnë “fillimin e fundit” të Ramës

20:09 - 22/10/26
Para
23-vjeçarja gjermane vrau sozinë, shqiptari e ndihmoi (Detajet)

23-vjeçarja gjermane vrau sozinë, shqiptari e ndihmoi (Detajet)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën
Aktualitet

“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

21:36 - 22/10/26

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Prime News24 tha se protestat tregojnë se kryeministri Rama ka ndërtuar një narko-shtet...

Lexo më shumë
Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

21:15 - 22/10/26
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

20:40 - 22/10/26
Të rinjtë te Kryeministria, disa hedhin gurë, të tjerë kërcejnë e këndojnë

Të rinjtë te Kryeministria, disa hedhin gurë, të tjerë kërcejnë e këndojnë

20:38 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com