GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

FOTO/ Zbulohen pamjet e makinës së përdorur në vrasjen e Lekstakajt

21:48 - 20/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
FOTO/ Zbulohen pamjet e makinës së përdorur në vrasjen e Lekstakajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasditen e së mërkurës u ekzekutua në Balldre të Lezhës Nikolin Lekstakaj, 42-vjeç. Ndërkohë sot policia gjeti një automjet të djegur në Gjadër, brenda të cilit ishte edhe një armë zjarri. Menjëherë janë ngritur dyshimet se mjeti që u gjet i djegur mund të jetë përdorur në vrasjen e një dite më parë.

Tv Klan ka siguruar këtë foto ekskluzive të fiksuar nga kamerat e sigurisë teksa makina e vrasësve lëviz në drejtim të fshatit Gjadër pas vrasjes.

Ky automjet, i cili rezulton i vjedhur në në Shtatorin e vitit të shkuar në qytetin e Dimalit, u gjet i djegur në një arë të fshatit Gjadër këtë të enjte nga policia.

Nga zona ku ka ndodhur vrasja e deri tek vendi ku u gjet makina e djegur janë rreth 10 kilometra distancë. Për gjetjen e tyre, policia është ndihmuar nga kamerat e sigurisë në itinerarin e rrugës që vrasësit kanë përshkruar.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se në ekzekutimin e 42-vjeçarit kanë marrë pjesë të paktën 2 persona. Sa i përket motiveve, hetuesit janë përqendruar në disa pista, por më kryesoret janë ato të gjakmarrjes dhe hakmarrjes.

Kjo për shkak të hasmërisë disa vjeçare që fisi Lekstakaj ka në qytetin e Lezhës, por dhe disa konflikte që vetë viktima, Nikolin Marku Lekstakaj ka patur në të kaluarën.

Për zbardhjen e ngjarjes grupi hetimor ka marrë në pyetje disa persona, mes të cilëve dhe anëtarë të fisit Nikulaj me të cilët janë në hasmëri.

Ndërkohë vijon puna për të zbuluar të gjithë dinamikën e vrasjes, e cila sipas hetuesve ka qenë e mirëorganizuar. Kjo pasi, ka dyshime se autorët të kenë ruajtur viktimën para ekzekutimit.

Dyshim ky që përforcohet edhe më shumë nga dëshmia e të vëllait të viktimës, Bled Lekstakajt, i cili në deklarimet e tij pas ngjarjes është shprehur se vrasja ka ndodhur sapo ai dhe i vëllai u kthyen nga Tirana.

Etiketa: Kryesore1LekstakajmakinaVrasje

Lajme të lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Para
Fitoi thellë, Pochettino acarohet keq me gjyqtarin

Fitoi thellë, Pochettino acarohet keq me gjyqtarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi këtë të martë detaje të reja nga raporti gjeologjik për rrugën “Elbasan-Qafë Thanë”, i...

Lexo më shumë
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com