GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Fotoja me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, dënohet me…

10:46 - 30/04/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Fotoja me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, dënohet me…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ishte data 18 nëntor e vitit 2023 dhe në Basel kishte festë, pasi Përfaqësuesja e Zvicrës dhe e Kosovës po zbrisnin në fushë ku stadiumi St Jacob Park ishte i stërmbushur me tifozë, kryesisht shqiptarë.

Përkundër shumë rasteve të Zvicrës, në fund ndeshja përfundoi baras 1-1, me Muhamet Hysenin që realizoi për t’i dhënë një pikë Dardanëve.

Si shumë shqiptarë që kishin marrë rrugën për në Basel, njësoj kishte vepruar edhe Driton Sedaj një 40-vjeçar që jeton në qytetin Biel së bashku me djemtë e tij Luanin 13 vjeç dhe Florianin 10 vjeçar.

Megjithatë 10-vjeçari Floriani një fans i madh i Granit Xhakës arriti ta bëj ëndrrën e tij realitet, që të ketë një foto me mesfushorin kosovar të Përfaqësueses së Zvcirës.

Floriani kaloi rojet e sigurisë dhe vrapoi në fushë pas përfundimit të ndeshjes duke bërë një foto me Xhakën, edhe pse qëllimi ishte ta kishte fanellën e mesfushorit.

Sigurimi i stadiumit e njoftoi Driton Sedajn se duhet t’i japë të dhënat personale, pasi djali i tij do të marrë një paralajmërim dhe ndoshta një dënim, por 40-vjeçari nuk mendoi se do të ishte diçka e madhe. Megjithatë të premtën e javës së kaluar, në adresën e familjes Sedaj ka shkuar një letër nga Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) ku Floriani i vogël është dënuar me 2597,15 franga.

“Unë u trondita. Nuk ka pasur asnjë kërcënim, askush nuk është shqetësuar me hyrjen e tij. Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd”, tha Driton Sedaj për Blick.

Sedaj ka thënë se kurrë nuk e kishte paramenduar se dënimi do të ishte kaq i lartë.

“Federata Zvicerane e Futbollit ka para të mjaftueshme. Nuk mendoj se 2500 franga është e drejtë apo sportive. Sidomos pasi kishim paguar tashmë 60 franga për pranim. Po, Floriani është i shpejtë, por definitivisht jo më i shpejtë se stjuardët. Duhet të isha më i kujdesshëm”, tha Driton Sedaj për Blick.

“2500 franga për një slefie me Xhakën është padyshim shumë e shtrenjtë për mua. Pavarësisht nëse është Xhaka apo Ronaldo, asnjë fëmijë nuk i meriton këto gjoba. Unë i bëj apel të gjithë prindërve të kenë kujdes fëmijët në stadiume. Mendoj se 200 franga do të ishte një shumë e përshtatshme, ky do të ishte një kompromis i mirë”, tha Sedaj për Blick.

Etiketa: tifozixhaka

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
Vjen reagimi i parë i Veliaj: Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë/ FOTO

Vjen reagimi i parë i Veliaj: Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë/ FOTO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com