GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Fotot me Ramën, Agalliu: Po bëhet qimja tra, s’kam bërë asnjë pazar

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fotot me Ramën, Agalliu: Po bëhet qimja tra, s’kam bërë asnjë pazar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu, ka komentuar foton e bërë virale, ku shfaqet ai në një ambient në Vlorë shoqëruar nga kryeministri Edi Rama. Ai është shprehur se takimi ka qenë rastësor, ndërsa prezentë kanë qenë dhe persona të tjerë.

“Nuk ka asgjë më shumë sesa duket në foton e nxjerrë si sensacion nga specialistët e manipulimit dhe të dhunës verbale e fizike. Është një përshëndetje 2 muaj më parë (13 nëntor), siç këmbehen 2 njerëz në të njëjtin mjedis dhe kaq!”, shprehet ai.

Ai deklaroi se takimi dhe përshëndetja e personave me bindje tjetër politike është pjesë e kulturës së tij, që nuk ndikon në veprimtarinë e tij politike.

“Në kulturën dhe formimin tim nuk kam asnjë kompleks të përshëndes këdo. Në jetën time profesionale kam takuar dhe do takoj pafund njerëz me bindje të ndryshme politike, me pozicione të ndryshme e statuse të ndryshme. I besoj sjelljes qytetare dhe profesionale!”, u shpreh ai.

Agalliu u shpreh se nuk ka asnjë marrëveshje me Ramën, por thjesht çështja po merr përmasa të mëdha. Megjithatë ai thekson se i vjen mirë që aktiviteti i tij politik dhe jo vetëm ka interes publik.

“Me Edi Ramën nuk kam bërë kurrë asnjë pazar, asnjë marrëveshje, asnjë cënim të interesit publik! Nga një anë më vjen keq që bëjnë qimen tra. Nga ana tjetër, më vjen mirë që kanë kaq shumë interes për aktivitetin tim politik dhe privat”, tha Agalliu.

Deputeti i PD-së i konsideroi lajmet e shpërndara si shantazh ndaj tij.

“Të tilla lajme të sajuara keq i konsideroj si përpjekje shumë idiote për shantazh! Le të vazhdojnë! Unë kam zgjedhur të punoj për një të ardhme më të mirë për Partinë Demokratike dhe për vendin!”, përfundoi Agalliu.

Etiketa: Arbi AgalliuPDRamaTakimVlore

Lajme të lidhura

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim
Aktualitet

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë
Aktualitet

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Para
Donaldi përplaset me Arjolën: Je futur nën sqetullën e Ilirit

Arjola e thotë troç: E padrejtë që banorët e rinj të shkojnë në finale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit
Sport

Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

16:57 - 15/11/26

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot përballë Bjellorusisë ndeshjen e saj të fundit në Grupin C1 të Ligës së Kombeve....

Lexo më shumë
Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

16:38 - 15/11/26
Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26
Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com