GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

FOTOT/ Policia rrethon biznesin e Agron Shehajt, deputeti: Ndodhi pasi denoncova Xhaçkën

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
FOTOT/ Policia rrethon biznesin e Agron Shehajt, deputeti: Ndodhi pasi denoncova Xhaçkën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka denoncuar bllokimin e bizesit të tij. Në një postim në Facebook, pasi e denoncoi në Kuvend, Shehaj ka publikuar dhe foto ku shihet që Policia e Shtetit ka vendosur shiritin e verdhë. Sipas Shehaj, forcat e policisë i kanë rrethuar biznesin me dhunë pasi ai ka denoncuar ministren Olta Xhaçka për shpalljen e bashkëshortit të saj si investitor strategjik. Deputeti i selisë blu thotë se sulmi ndaj biznesit të tij është politik pasi brenda kompanisë së tij nuk ka asnjë shkelje ligjore.

Postimi:

Pasi denoncova në Kuvend shpalljen investor strategjik me mashtrim dhe me firmë të Edi Ramës të ministres së Jashtme Olta Xhacka. Pasi denoncova ortakërinë midis kompanisë përfituese të tenterave të dhëna nga Daminan Gjiknuri dhe kushëririt të tij dhe shpalljen e tyre investitorë strategjikë po nga Edi Rama, Kryeministri reagoi në mënyrën më brutale të mundshme; dërgoi policinë e tij të më bllokonin biznesin, me qëllim që unë të hesht. Ky është një sulm i pastër politik sepse thjeshtë kam thënë të vërtetën për aferat korruptive të kryera më firmën e tij. Kjo është kompania ime “We Web Developers” ku rreth 200 të rinj punojnë në fushën digjitale dhe të programimit. Rama dërgoi policinë në ambjentet me qera të kompanisë dhe ka nxjerrë jashtë me forcë punonjësit, dhe ka bllokuar aksesin. Policia nuk ka dorëzuar asnjë dokument apo akt në lidhje me bllokimin në shkelje flagrante të ligjit.

Kërkesave zyrtare për t’u njohur me arsyet e bllokimit, gjithashtu nuk iu janë përgjigjur. Pas ankesës në Prokurori, jemi njoftuar zyrtarisht se Prokuroria nuk ka urdhëruar asnjë sekuestro dhe se në Prokurori nuk është referuar nga Policia asnjë akt që lidhet me sekuestro. Kompania ka kërkuar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë pezullimin e këtyre veprimeve arbitrate të Policisë së Shtetit, dhe kemi paraqitur në SPAK kallëzim penal për drejtuesit e Policisë së Shtetit për shpërdorim detyre. Përmes dhunë së Policisë, qeveria kërkon të më mbyllë gojën. Nxjerrja e punonjësve jashtë me polici dhe dhunimi i paligjshëm i ambienteve ishte e vetmja gjë që Edi Rama mund të bënte ndaj meje, dhe atë bëri. Nuk pres dhe nuk ju kërkoj që këta të tërhiqen. Të drejtën do ta kërkoj në Prokurori, në SPAK, në Gjykatë, në Shqipëri ose në Strasburg. Ju garantoj se do i shkoj deri në fund. Por për një gjë të jenë të sigurt, unë nuk tërhiqem. Sepse nuk kam asgjë për të fshehur, sepse nuk jam në shitje, sepse them thjeshtë të vërtetën, sepse këtë duan shqiptarët.

Etiketa: BllokimKryesore1Shehajxhacka

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë
Breaking Views

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Para
Në mes të krizës energjitike, ja disa mënyra si të ngrohni shtëpinë duke kursyer

Akti Normativ/ Qeveria u ndalon administratave gradimin e kondicionerit për të kursyer energji

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com