GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Fotot/ Tensionet me serbët, ushtarët amerikanë “blindojnë” veriun e Kosovës

16:34 - 20/08/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Fotot/ Tensionet me serbët, ushtarët amerikanë “blindojnë” veriun e Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përgjatë magjistrales Mitrovicë-Rashkë, në veri të Kosovës, situata është e qetë. Por, në këtë pjesë të territorit po vërehet prezencë e shtuar e trupave të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Rritjen e prezencës së trupave në këtë zonë e kishte konfirmuar edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, më herët gjatë kësaj jave.

Në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht u rritën tensionet, pasi serbët lokalë ngritën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës: atë për targat dhe dokumentet serbe.

Barrikadat u hoqën, por NATO ka përsëritur se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë, nëse rrezikohet stabiliteti. Në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe, më 20 gusht është parë prezencë e shtuar e ushtarëve amerikanë të KFOR-it, që shërbejnë në Kosovë. Situata në këtë zonë të Kosovës është e qetë.

Më 31 korrik dhe 1 gusht, tensionet u rritën në veri të Kosovës, pasi serbët lokalë ngritën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës, atë për targat dhe dokumentet serbe.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, vazhdimisht ka përsëritur se është i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës. Pjesëtarë të KFOR-it amerikanë në Jarinjë, në veri të Kosovës. Më 31 korrik dhe 1 gusht, rrugët që çonin drejt pikëaklimit kufitar të Jarinjës, që lidh Kosovën dhe Serbinë, u bllokuan nga barrikadat. Por, ato u hoqën pasditen e 1 gushtit.

Prezencë e KFOR-it shihet edhe në Rudarë, një tjetër zonë ku u ngritën barrikada 3 javë më parë. Prezencë e shtuar e KFOR-it është parë përgjatë gjithë magjistrales Mitrovicë-Rashkë, në veri të Kosovës. KFOR ka afër 4.000 ushtarë në Kosovë dhe funksionon sipas mandatit që derivon nga rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara. Qeveria e Kosovës pasditen e 1 gushtit shtyu zbatimin e dy vendimeve për targat dhe dokumentet serbe deri më 1 shtator.

Vendimi për targat ka të bëjë me riregjistrimin e të gjitha makinave që qarkullojnë në veri, e që janë të pajisura me targa serbe. Ndërkaq, vendimi për dokumentet konsiston me lëshimin e një dokumenti për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, që hyjnë në Kosovë. Këtë praktikë, Serbia e aplikon për shtetasit e Kosovës qe 11 vjet. Pas rritjes së tensioneve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takuan në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në takimet e mbajtura më 18 gusht, palët nuk arritën asnjë marrëveshje sa i përket targave dhe dokumenteve serbe. Por, BE-ja tha se Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë dialogun për këto çështje si dhe për një marrëveshje finale për normalizimin e plotë të raporteve./REL

 

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Vranë 41-vjeçarin në Sarandë për një vend parkimi, Gjykata jep vendimin për dy vëllezërit

Vranë 41-vjeçarin në Sarandë për një vend parkimi, Gjykata jep vendimin për dy vëllezërit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

Zbardhen detaje nga vdekja e të moshuarit në Bulgarec të Korçës. Nga komunikimi zyrtar me policinë, konfirmohet se Gëzim Vija,78...

Lexo më shumë
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26
Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com