GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fqinjët flasin për vrasjen e nuses në Roskovec: Vjehrri na kishte thënë më parë

15:09 - 12/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Fqinjët flasin për vrasjen e nuses në Roskovec: Vjehrri na kishte thënë më parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për fqinjët e lagjes në Roskovec ku 61- vjeçari vrau nusen dhe më pas veten paraditen e sotme, krimi që i tronditi të gjithë ishte i paralajmëruar.

Konfliktet dhe mosmarrëveshjet e hershme që nga bashkëjetesa e djalit të 61-vjeçarit me një grua të divorcuar me 3 fëmijë, çuan në tragjedinë me dy të vdekur sot në Vidhisht të Roskovecit.

Fqinjët e familjes tregojnë se Xhevair Hoxha nuk kishte qenë dakord me bashkëjetesën e djalit të tij me Merushën, e cila sipas tij kishte qenë e martuar më parë dhe kishte tre fëmijë. Madje, Xhevahir Hoxha akuzonte 30-vjeçaren se ishte bërë shkak që djali të ndahej nga bashkëshortja, me të cilën kishte një djalë 8 vjeç.

“Kishin sherre të vazhdueshme. Para tre ditësh Xhevahiri ishte te shtëpia jonë me kosore bari në dorë dhe i thash mos bëj ndonjë gafë, por ai tha që atë do ta vras. Më tha që kishte vendosur që të vriste djalin, nusen dhe veten. Më thoshte se nuk është nuse për ne ajo, i ka thonjtë e gjatë, etj. Thoshte mos e mbaj nusen në shtëpi. Nuk ta dua atë në shtëpi. Ai i kishte thënë djalit gjithmonë që do t’ja vriste nusen, edhe atë dhe do të vetëvarej. Djali ishte i martuar më parë, kishte një fëmijë 8 vjeç, por nuk e donte atë dhe u ndanë, mori këtë”, tregon e afërmja e tyre.

Ndërkohë, vëllai i Xhevair Hoxhës tregon se ai nuk e donte nusen e djalit.

“Edhe mua më thoshte ik nga shtëpia dhe ti. Nusja e djalit ka ikur dhe është martuar në Durrës. Kishin një djalë. Fatjoni (djali i Xhevairit r.sh) ishte në punë. Nuk dimë shumë detaje sepse ata nuk na pranonin. Unë i flisja, por nuk më dëgjonte”, tregon ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme teksa djali i Xhevairit, Fatjon Hoxha ishte duke punuar me traktor në arat e familjes, ndërkohë që nëna, babai dhe bashkëjetuesja ndodheshin në shtëpi.

Etiketa: FierVrasje

Lajme të lidhura

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur
Aktualitet

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Para
PD nxjerr videon: Gruaja e kandidatit të ‘Shtëpisë së Lirisë’ mbrojti ministrat e Ramës që blenë zgjedhjet

Ankimimi i PD në Gjykatë, caktohet relatori i çështjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë masa të ashpra për incidentet e dhunshme të regjistruara në dy prej ndeshjeve të...

Lexo më shumë
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com