GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Fqinjët ulin taksat, Rama mban shqiptarët me gajret: Hajde flasim…

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Çmimi i naftës rekord, Rama tregon nëse do të ulen taksat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa të gjitha vendet fqinje me Shqipërinë kanë marrë masa konkrete për përballimin e krizës së çmimeve, Kryeministri Edi Rama duket i palëkundur për të mos bërë asnjë lehtësim për shqiptarët, duke u justifikuar në çdo moment se nuk i kemi çmimet e larta, ndërkohë që zgjidhjet e tij alternative janë “Zot na ruaj”.

Pas protestës së qytetarëve një ditë më parë dhe paralajmërimit se do ketë protesta të tjera, Edi Rama ka bërë njoftuar për bashkëbisedim me qytetarët për çështjen e energjisë dhe karburanteve.

“Le të dëgjojmë njëri-tjetrin. Kriza ndërkombëtare e energjisë dhe impakti i luftës mbi naftën”, shkruan Rama, ndërkohë që qytetarët kërkojnë vetëm uljen e çmimeve ose dhënien e zgjidhjeve konkrete siç kanë bërë vendet e tjera.

Për kujtesë të qytetarëve, Qeveria e Kosovës ka ulur taksat dhe ka vendosur çmim tavan për karburantet; Qeveria e Maqedonisë ka hequr TVSH-në për produktet bazë dhe ka ulur taksën për karburantet; Qeveria e Serbisë ka hequr akcizën mbi karburantet dhe po jep subvencione për fermerët; Qeveria e Kroacisë ka hequr akcizën mbi karburantet dhe për 3 muaj ka vendosur çmim tavan; Qeveria e Greqisë ka miratuar paketë ndihme dhe kupon 300 eurosh për çdo familje në nevojë, ndërkohë që Qeveria e Shqipërisë nga Dubai thotë: Shtrëngoni dhëmbët, Zoti ju ruajt. Ndërkohë, Edi Rama fton qytetarët për bashkëbisedim, por më mirë do të ishte të dilte përballë atyre që sot kanë njoftuar sërish për protestën e radhës kundër rritjes së çmimeve. Gijotina.com

Etiketa: kryeministri Edi Ramakryesore2Shqiperi

Lajme të lidhura

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Uncategorized

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Nëntor 2026

07:31 - 09/11/26
Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale
Uncategorized

Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale

15:14 - 07/11/26
“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja
Uncategorized

“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja

15:29 - 06/11/26
Para
“Kosova në rrezik?”, Rusia e përmend sërish, ja pse

“Kosova në rrezik?”, Rusia e përmend sërish, ja pse

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com