GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Fraksioni nuk u përmend”, Alimehmeti dhe Kopliku flasin për mbledhjen e demokratëve më të votuar

20:01 - 28/11/25
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Fraksioni nuk u përmend”, Alimehmeti dhe Kopliku flasin për mbledhjen e demokratëve më të votuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkimi i demokratëve që grumbulluan më shumë vota në zgjedhjet e 11 majit, por që mbeten jashtë parlamentit, ka trazuar ujërat në selinë blu.

Në “Top Story”, Ilir Alimehmeti zbuloi prapaskenat e takimit dhe diskutoi nëse ky bashkim synon të shndërrohet në një lëvizje të re politike brenda PD-së në të ardhmen e afërt.

Ilir Alimehmeti tha: “Në fillim gjithçka nis me një shtrëngim duarsh dhe për të kuptuar se ku ndodhemi. Në mungesë të një përfaqësimi të demokratëve, ku përballë një qeverie të kalbur opozita nuk arrin të realizojë rrotacionin politik, parimi ishte: si mund të forcohet PD-ja?”.

Një tjetër protagonist i takimit, Tedi Kopliku, zgjodhi të mos i japë ngarkesë politike këtij mbledhjeje: “Jam ftuar nga zoti Ilir Alimehmeti për një kafe, së bashku me kandidatët e tjerë. Pyetja nëse ishte një lëvizje, nuk e kam dëgjuar nga pjesëmarrësit – ideja e lëvizjes dhe fraksionimit nuk u përmend. Unë isha i ftuar nga një mik dhe do pranoj çdo ftese nga një mik dhe koleg. Por betejën që kemi secili prej nesh, e kam zgjedhur ta bëj në mënyrë institucionale. Besoj që në tre vitet e fundit, departamenti Brain Gain ka ndihmuar PD-në të përmirësohet dhe do ta ndihmojë edhe në të ardhmen.”

Ndryshe nga Kopliku, miku i tij Ilir Alimehmeti e konsideron pjesë të atyre zërave që kërkojnë reformim dhe hapje të partisë demokratike. Mes tyre përfshihet edhe anëtari i kryesisë, Ervin Salianji: “Unë personalisht mendoj se PD-së i duhet një riorganizim nga koka te këmbët. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i qasemi sistemit të zgjedhjeve vendore në mënyrë të suksesshme.”

Emeruesi i përbashkët i të gjithë demokratëve që u takuan një ditë më parë në një ambient privat jashtë selisë blu është pesha e votave që ata kanë në terren.

gijotina.com/

Etiketa: PDTedi Kopliku

Lajme të lidhura

Krijoi skema mashtruese lidhur me TVSH-në, arrestohet biznesmeni në Tiranë
Aktualitet

Krijoi skema mashtruese lidhur me TVSH-në, arrestohet biznesmeni në Tiranë

16:27 - 09/02/26
Këlliçi: Skandali Balluku-Rama shënon fundin e kësaj qeverie
Aktualitet

Komisioni Europian shuplakë Ramës: Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

15:21 - 09/02/26
Këlliçi: Rama kërkon të shpallë veten të paprekshëm, përgjigjen do ta marrë nesër para zyrës së krimit
Aktualitet

Këlliçi: Rama kërkon të shpallë veten të paprekshëm, përgjigjen do ta marrë nesër para zyrës së krimit

14:54 - 09/02/26
Para
“Ishte një kafe mes miqsh demokratë”/ Takimi me Salianjin, Xhemal Gjunkshi: Diskutuam situatën politike

"Ishte një kafe mes miqsh demokratë"/ Takimi me Salianjin, Xhemal Gjunkshi: Diskutuam situatën politike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Krijoi skema mashtruese lidhur me TVSH-në, arrestohet biznesmeni në Tiranë
Aktualitet

Krijoi skema mashtruese lidhur me TVSH-në, arrestohet biznesmeni në Tiranë

16:27 - 09/02/26

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është arrestuar shtetasi Gjergji Fela,...

Lexo më shumë
Këlliçi: Skandali Balluku-Rama shënon fundin e kësaj qeverie

Komisioni Europian shuplakë Ramës: Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

15:21 - 09/02/26
Këlliçi: Rama kërkon të shpallë veten të paprekshëm, përgjigjen do ta marrë nesër para zyrës së krimit

Këlliçi: Rama kërkon të shpallë veten të paprekshëm, përgjigjen do ta marrë nesër para zyrës së krimit

14:54 - 09/02/26
”Po ra Belinda bie edhe Rama”, Zhupa: Kuvendi po pengon drejtësinë, të mblidhet menjëherë Këshilli i Mandateve

”Po ra Belinda bie edhe Rama”, Zhupa: Kuvendi po pengon drejtësinë, të mblidhet menjëherë Këshilli i Mandateve

14:48 - 09/02/26
Tentuan të kalonin 26 mijë euro dhe paundë të padeklaruar në Rinas, e pësojnë dy persona

Tentuan të kalonin 26 mijë euro dhe paundë të padeklaruar në Rinas, e pësojnë dy persona

14:40 - 09/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com