GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Franca akuzon SHBA-në për shkelje të ligjit ndërkombëtar

18:45 - 12/11/25
në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Franca akuzon SHBA-në për shkelje të ligjit ndërkombëtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Franca akuzon SHBA-në për shkelje të ligjit ndërkombëtar me operacionet e saj ushtarake kundër anijeve të dyshuara për drogë në Karaibe. Kolumbia ndaloi shkëmbimin e inteligjencës në shenjë proteste.

Franca ka kritikuar operacionet ushtarake amerikane në Karaibe si shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot tha të martën (11.11.) në margjinat e takimit të ministrave të Jashtëm të G7 në Kanada se Franca i ndjek ato me shqetësim. Në territoret franceze jashtë Francës, në Karaibe, jetojnë më shumë se një milion qytetarë francezë. Këta qytetarë mund të cënohen, nëse situata përshkallëzohet.

Sipas ushtrisë amerikane, deri më tani janë kryer të paktën 19 sulme ndaj anijeve të dyshuara për drogë në Karaibe dhe pranë brigjeve të Paqësorit të Amerikës Latine, duke vrarë të paktën 76 persona. Zyrtarët të SHBA konfirmuan edhe vendosjen e aeroplanmbajtëses “Gerald R. Ford” në rajon. Tetë anije luftarake, një nëndetëse bërthamore dhe avionë luftarakë F-35 janë tashmë të stacionuar aty. Presidenti venezuelian Nicolás Maduro akuzon SHBA-në se po përdor forcat ushtarake për të tentuar ta rrëzojë atë nga pushteti.

Reagime nga vende të tjera

Si reagim pas sulmeve amerikane kundër anijeve të dyshuara për drogë, Kolumbia ka ndaluar shkëmbimin e informacionit të inteligjencës me Shtetet e Bashkuara. Presidenti Gustavo Petro njoftoi të martën në X se ishin lëshuar urdhra në “të gjitha nivelet” e shërbimeve të inteligjencës për të “pezulluar komunikimin dhe kontaktet e tjera me agjencitë amerikane të sigurisë”. Ky urdhër do të mbetet në fuqi për sa kohë që vazhdojnë sulmet me raketa ndaj anijeve.

Siç raportohet nga CNN, duke cituar burime të brendshme, edhe Britania e Madhe ka pezulluar shkëmbimet e informacioneve të inteligjencës me SHBA-në në lidhje me anijet e dyshuara për trafik droge në Karaibe për të shmangur përfshirjen në sulme të mundshme. Qeveria britanike deri më tani ka refuzuar ta komentojë këtë. “Ne nuk komentojmë për çështje sigurie ose inteligjence”, tha një zëdhënës i kryeministrit britanik Keir Starmer. Ai theksoi se SHBA-të ishin “partneri më i ngushtë i Britanisë në mbrojtje, siguri dhe inteligjencë”./ DW

Lajme të lidhura

Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Emigrimi masiv, Tabaku: Të rinjtë nuk shohin asnjë mundësi reale për të ndërtuar jetën në Shqipëri

11:11 - 07/03/26
Shpërthim pranë aeroportit të Dubait, pezullohen të gjitha fluturimet
Botë

Shpërthim pranë aeroportit të Dubait, pezullohen të gjitha fluturimet

10:59 - 07/03/26
Sot 7 Marsi/ Mirënjohje dhe respekt për arsimtarët! Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj
Aktualitet

Sot 7 Marsi/ Mirënjohje dhe respekt për arsimtarët! Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

10:40 - 07/03/26
Para
Zbuloni profesionet më të rrezikuara për t’u zëvendësuar nga Inteligjenca Artificiale vitin e ardhshëm

Zbuloni profesionet më të rrezikuara për t’u zëvendësuar nga Inteligjenca Artificiale vitin e ardhshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Emigrimi masiv, Tabaku: Të rinjtë nuk shohin asnjë mundësi reale për të ndërtuar jetën në Shqipëri

11:11 - 07/03/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale lidhur me krizën e...

Lexo më shumë
Shpërthim pranë aeroportit të Dubait, pezullohen të gjitha fluturimet

Shpërthim pranë aeroportit të Dubait, pezullohen të gjitha fluturimet

10:59 - 07/03/26
Sot 7 Marsi/ Mirënjohje dhe respekt për arsimtarët! Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

Sot 7 Marsi/ Mirënjohje dhe respekt për arsimtarët! Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

10:40 - 07/03/26
Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen  rrugëve

Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen rrugëve

10:32 - 07/03/26
Shifrat tronditëse para 8 Marsit: 37 gra e vajza të vrara për 4 vite në Shqipëri

Shifrat tronditëse para 8 Marsit: 37 gra e vajza të vrara për 4 vite në Shqipëri

10:10 - 07/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com