GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Franca kritikohet për diskriminim racor dhe dhunë policore

15:25 - 01/05/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Franca kritikohet për diskriminim racor dhe dhunë policore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kritikoi sot mungesën e supozuar të respektimit të të drejtave të njeriut në Francë, duke deklaruar se ka sulme ndaj emigrantëve, diskriminim racor dhe dhunë policore.

Këshilli i OKB-së diskutoi situatën e të drejtave të njeriut në Francë për më shumë se tre orë. Diskutimet e tilla janë pjesë e procedurave të cilave u nënshtrohen rregullisht çdo katër vjet të gjitha shtetet anëtare të OKB-së.

Një numër i madh vendesh, përfshirë SHBA-në dhe Tunizinë, i bënë thirrje Francës që të shtojë përpjekjet në luftën kundër dhunës dhe diskriminimit racor.

“Ne rekomandojmë që Franca t’i intensifikojë përpjekjet e saj në luftën kundër krimeve dhe kërcënimeve për dhunë me motive të urrejtjes fetare, si antisemitizmi dhe urrejtja antimyslimane”, tha përfaqësuesja e SHBA-së në këtë organ të OKB-së, Kelly Billingsley.

Delegacioni kinez tha se kishte një rritje të racizmit dhe ksenofobisë dhe i bëri thirrje Francës të ndalojë marrjen e “masave që shkelin të drejtat e emigrantëve”.

Brazili dhe Japonia kritikuan diskriminimin racor, ndërsa Afrika e Jugut u bëri thirrje autoriteteve franceze “ta sigurojnë një hetim të paanshëm në të gjitha rastet e incidenteve raciste që përfshijnë zyrtarë policorë”.

Gjatë muajve të fundit, në Francë janë shumëfishuar kritikat kundër përdorimit të forcës që konsiderohet e tepruar ndaj protestuesve që kundërshtojnë reformën e pensioneve.

Delegacioni francez njoftoi në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut se “përdorimi i forcës është rreptësishtë i mbikëqyrur, i kontrolluar dhe, në rast të sjelljes së papërshtatshme, i sanksionuar”, ndërsa gjithashtu shtoi se “Franca dënon çdo lloj të profilizimit racor”./REL

 

Etiketa: diskriminimFranceracor

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual
Botë

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
Para
Alibeaj cilëson Edi Ramën, të keqen e madhe të këtij vendi

Alibeaj cilëson Edi Ramën, të keqen e madhe të këtij vendi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com