GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Franca lëshon fletëarresti për presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad

14:42 - 15/11/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Franca lëshon fletëarresti për presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjyqtarët francezë kanë lëshuar fletë-arresti për presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, vëllain e tij Maher al-Assad, dhe dy zyrtarë tjerë të lartë, lidhur me përdorim të armëve të ndaluara kimike kundër civilëve në Siri, ka thënë një burim brenda gjyqësorit për agjencinë e lajmeve Reuters.

Fletë- arrestet, të cilat lidhen me akuza për përfshirje në krime kundër njerëzimit dhe në krime lufte, vijnë pas një hetimi penal për armët kimike në qytezat Douma dhe Gutën Lindore, në gusht të vitit 2013. Si pasojë e atyre sulmeve kanë vdekur më shumë se 1.000 njerëz.

Ky është fletë-arresti i parë ndërkombëtar që është lëshuar për Presidentin e Sirisë, forcat e të cilit kanë tentuar t’i shtypin me forcë protestat e popullit që kanë nisur më 2011. Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se shtypja e evidentuar në Siri përbën krim lufte.

Kjo është edhe hera e parë që është lëshuar fletë–arresti për përdorim të armëve kimike në Guta, më 2013, ka thënë Mazen Darwish, avokat dhe themelues i Qendrës Siriane për Media dhe Liri të Shprehjes, i cili e ka hapur një rast në Francë.

Siria e mohon përdorimin e armëve kimike, mirëpo një hetim i përbashkët i OKB-së dhe Organizatës për Ndalim të Armëve Kimike, ka gjetur se Qeveria siriane e ka përdorur agjentin nervor sarin në sulmet e prillit të vitit 2017 dhe e ka përdorur disa herë klorin si armë. Presidenca siriane dhe Ministria për Informacion, nuk janë përgjigjur në kërkesat për koment.

“Presidenti është përgjegjës për shumë krime në Siri,mirëpo me këtë lloj arme, në veçanti gazin sarin, është e pamundshme të mbushen zbrazëtitë (e përfshirjes së tij)”, ka thënë Darwish për Reuters, duke theksuar se miratimi i presidentit është i detyrueshëm kur ushtria mëton të përdorë një armë të tillë.

Në tetor, gjyqtarët francezë kanë lëshuar fletarrestime për dy ish-ministra sirianë të Mbrojtjes, për shkak të një sulmi me bombë të vitit 2017, që e ka vrarë një burrë francezo-sirian në shtëpinë e tij në Dara.

Etiketa: arrestAssadFranca

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Ervin Mete i jep djalit të Valentina Leskajt 2 miliardë lekë, për hekurudhën Durrës-Prishtinë

Ervin Mete i jep djalit të Valentina Leskajt 2 miliardë lekë, për hekurudhën Durrës-Prishtinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26

SPAK dyshon se dhënia me koncesion për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës është bërë me shkelje ligjore. Pesë...

Lexo më shumë
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com