GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një artikull përshkallëzimit të tubimeve kundër qeverisë, përplasjeve me policinë dhe pakënaqësisë së qytetarëve për korrupsionin dhe kushtet e jetesës në Shqipëri.

Të shtunën, protesta u shoqërua sërish me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit. Sipas artikullit, policia përdori topa uji, gaz lotsjellës dhe plumba gome, ndërsa disa protestues hodhën gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të forcave të policisë.

France 24 raporton se disa ndërtesa qeveritare janë sulmuar, dhjetëra demonstrues janë ndaluar dhe, sipas autoriteteve të cituara në artikull, më shumë se 300 protestues dhe efektivë policie janë plagosur.

“Ka shumë zemërim”, citohet të ketë thënë aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila e përshkroi lëvizjen si një “revolucion”. Ajo theksoi se protestat nuk lidhen vetëm me studentët apo çështjet mjedisore, por edhe me gjendjen e të drejtave dhe të shtetit ligjor në vend.

Sipas raportimit të AFP-së, mijëra qytetarë iu përgjigjën thirrjes për të marrë pjesë në protestën e së shtunës. Mbështetje për tubimin kishin shprehur edhe grupe që përfaqësojnë pedagogët universitarë, artistët dhe partitë opozitare.

Një tjetër element i vënë në dukje në artikull është solidariteti i disa bizneseve me protestuesit. Përpara tubimit, shumë dyqane mbyllën qepenat, ndërsa disa prej tyre vendosën mesazhe mbështetëse, si “Mos prekni. Jemi me ju”.

Pak pasi protesta nisi përpara Ministrisë së Arsimit, një nga pikat kryesore të tubimeve, një grup demonstruesish hodhën gurë drejt ndërtesës.

Sipas një gazetari të AFP-së, disa prej dritareve të saj ishin thyer edhe gjatë ditëve të mëparshme. Policia ndërhyri me ujë me presion, gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Artikulli ndalet gjithashtu te shqetësimet e të rinjve për të ardhmen në Shqipëri. Rosela Mira, studente e vitit të parë në Mjekësi, i tha AFP-së se dëshiron të qëndrojë në vendin e saj dhe të ketë mundësi për një të ardhme më të mirë.

“Jemi këtu për një arsye: duam të qëndrojmë në vendin tonë dhe të mos na duhet të ëndërrojmë për një jetë diku tjetër”, u shpreh ajo.

Edhe motra e saj, nxënëse e shkollës së mesme, ngriti shqetësime për kushtet e mësimit, duke përmendur klasat me rreth 40 nxënës dhe mungesën e ambienteve të nevojshme, si laboratorët.

Vështirësitë ekonomike janë një tjetër temë e rëndësishme e protestave. Fabiola Nikaj, studente e vitit të tretë në Fakultetin e Drejtësisë, tha se të rinjtë detyrohen të punojnë në disa vende pune për të ndihmuar familjet e tyre, për shkak të pensioneve të ulëta të prindërve.

Në pankartat e mbajtura nga mësues dhe pedagogë shfaqeshin mesazhe si “Jo dhunë”, “Transparencë” dhe “Demokracia në rrezik”.

France 24 sjell në vëmendje edhe emigracionin, duke raportuar se më shumë se 1.5 milionë njerëz janë larguar nga Shqipëria që prej rënies së komunizmit në vitet 1990, ndërsa popullsia e vendit vlerësohet rreth 2.3 milionë banorë.

Artikulli përmend gjithashtu renditjen e Shqipërisë në vendin e 91-të mes 182 shteteve në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International.

Raportimi i medias franceze e paraqet protestën studentore si pjesë të një pakënaqësie më të gjerë shoqërore, ku kërkesat për transparencë, drejtësi, kushte më të mira jetese dhe mundësi për të ardhmen ndërthuren me kundërshtimin ndaj klasës politike.

Etiketa: France 24protestaRama

Lajme të lidhura

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit
Aktualitet

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani
Aktualitet

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Para
Horoskopi për ditën e diel, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi për ditën e diel, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com